Kancelari, dosje per gjyqtaret

Rezervat qe mbajten shoqatat e gjyqtareve gjate muajve qe pasuan hyrjen ne fuqi ne shkurt te ketij viti te ndryshimeve ne ligjin “per organizimin e pushtetit gjyqesor”, nuk jane te vetmet.
Debatet e gjyqtareve jane fokusuar tashme ne projekt/rregulloren e propozuar nga ministri i Drejtesise Enkelejd Alibeaj, i cili urdheron ne menyre te detajuar detyrat e administrates gjyqesore, por kompetencat qe merr kancelari mbeten me te lakueshmet.
Top Channel ka siguruar nje kopje te dokumentit te diskutueshem me pikat ku gjyqtaret nuk po bien dakord per shkak te pushtetit qe merr kancelari.
Kancelari kthehet ne supervizor te gjyqtareve, pasi projekt/rregullorja i percakton si detyre hartimin periodik te informacionit statistikor mbi punen e gjyqtareve, i cili duhet t’i dergohet cdo tre muaj ministrit te Drejtesise.
Kancelari ploteson rregjistrat per vleresimin e aftesive te gjyqtarit, harton dosje per vendimet e prishura prej tyre, informon ministrin per ecurine e cdo procesi gjyqesor.
Pra, ne cdo moment te punes se tyre, gjyqtaret jane te kontrolluar nga kancelari, kontroll qe duket se kalon pertej ceshtjeve te punes se perditshme dhe shtrihet edhe me tej.
Ajo qe bie shume ne sy si nje ceshtje qe prek rende privacine e punonjesve eshte pika ku kancelarit i caktohet detyre te informoje ministrin e Drejtesise per ngjarje te jashtezakonshme ne jeten private te administrates gjyqesore.
Ne fakt, detyrat e kancelarit perfshijne 35 pika, pjesa derrmuese e te cilave duket se tejkalojne detyrat e tij ne sherbimet ndihmese te gjykates, aq sa gjyqtaret shprehen se ai kthehet ne nje gjykates te gjyqtareve.
Te gjitha keto pika mbeten te debatueshme nga shoqatat e gjyqtareve, qe paraprakisht kane reaguar publikisht, se ne kete menyre administrimi i sherbimeve ne gjykate ne fakt do te behet nga ministri i Drejtesise, pasi mes te tjerave kancelarit i jepet pushteti te emeroje dhe shkarkoje personelin ne nje kohe qe vete ai emerohet nga ministri.
E vetmja pike e projekt/rregullores qe kujtohet per kompetencat e kryetarit te gjykates, roli i te cilit me sa duket zbtehet ndjeshem ne projekt/rregullore, eshte pika numer 1. Por edhe ketu kryetari duhet te bashkepunoje me kancelarin per hartimin e planit te punes se administrates, nje pike kjo e cila ne projekt/rregullore eshte shenuar me kllapa dhe me nenvizimin “per tu diskutuar”.