Vlore, sulmohet me thike mjeku neurolog

Nje mjek neurolog u sulmua me thike sot pasdite prane klinikes se tij ne Vlore. Kosta Koci ka marre disa goditje me thike ne gryke dhe pjese te tjera te trupit, nga nje person ende i paidentifikuar nga policia dhe sipas kolegeve te tij ne spitalin e Vlores, gjendja eshte e rende.
Sulmi ndodhi pak para ores 18, kur mjeku ka dale nga klinika e tij private qe ndodhet ne afersi te ambulances qendrore te qytetit bregdetar. Ai kishte marre nje kerkese per te vizituar nje paciente ne shtepi.
Para se te merrte makinen, sipas deshmitareve, ai eshte takuar me nje person para klinikes, i cili pas pak sekondash e ka qelluar me thike. Deshmitaret i thane policise se mjeku eshte perleshur me agresorin ne perpjekje per t’u mbrojtur, por ka marre disa plage, si ne fyt, ne fytyre dhe ne dore.
Kolege te mjekut kane dhuruar gjak dhe po perpiqen t’i shpetojne jeten, nderkohe qe policia eshte vene ne ndjekje te agresorit.