Fiter Bajrami, politikanet urojne besimtaret

Komunitetin Mysliman Shqiptar e uruan edhe kreret me te larte te shtetit dhe politikane te opozites. Duke ndalur para kamerave, politikanet, ne sikron me mesazhin e tolerances dhe mirekuptimit qe ndryn vete dita e Fiter Bajramit, uruan shqiptaret pa dallim feje kudo qe ndodhen.
“Ne kete dite te bukur eshte momenti per reflektim dhe per me shume dashuri e altruizem”, ka deklaruar presidenti i vendit Bamir Topi.
Urime kane ardhur edhe nga kryetari i PS, Edi Rama. “Keto mesazhe qe vijne nga feja jane per te gjithe, pavaresisht besimit apo mosbesimit”, ka thene ai.
Ndersa kreu i LSI, Ilir Meta eshte shprehur: “Gezuar kete feste te rendesishme dhe mot me mire”.
Ne Komunitetin Mysliman ishte per vizite edhe Neritan Ceka, qe me propozimin e demokrateve hipi te henen ne postin e nenkryetarit te Kuvendit. Sipas tij, ky pozicion parimor mes te majtes dhe te djathtes ishte urimi i tij me i mire ne kete dite. “Une s’kam qene ndonjehere me PD, jam me PAD dhe jam nenkryetar i Kuvendit”, ka pohuar Ceka.