E Shtunë, 31 Tetor 2026

Video hard e Britney

Nuk ka kaluar asnjë muaj nga triumfi i madh i Britney Spears në “MTV Video Music Awards” në Los Angeles, kur papritur del ne qarkullim një video “hard".

Një ish i dashuri i saj, fotografi Adnan Ghalib, ka lajmëruar se posedon një video hard, me më shumë se dy orë të regjistruara gjatë disa pushimeve në Meksiko me Britney.

Ajo, tërësisht e zhveshur, vetëm me një paruke të kuqe në kokë.

Depresioni, droga dhe skandali për një moment u dukën si një kujtim i largët. Cmimet e shumta në “MTV VMA” e ringjallën edhe njëherë Britney si protagonisten e padiskutueshme të pop-it.

Por festa zgjati vetëm pak ditë. Adnam Ghalib, një nga ish të dashurit e saj, ka treguar në revistën britanike "Heat" se zotëron një video shumë hot me drita të kuqe të ciftit.

Ghalib,i vetëdijshëm për vlerën e videos, e ka ruajtur dhe sot është i gatshëm t’ia shesë ofruesit më të mirë.

"Pretendoj cmimin e duhur – ka deklaruar për shtypin – unë do ta ruaj deri në momentin kur do të më ofrojnë paratë që dua".

Filmimi ka për protagonist fotografin dhe Britney, në më shumë se 20 minuta seks.

Ai që mundi të shikonte imazhet tregon se nuk shfaqej ndonjë gjë shumë e dukshme. Britney me rroba banje të vogla me cilësi të dobët, që i zhduk brenda pak minutave, duke dalë para objektivit sic e ka bërë nëna.

Gjatë gjithë kohës Spears mban veshur një paruke të kuqe. " Në një pikë të filmimit – tregon një burim - Adnan i kërkon Britney-t të heq paruken, por ajo refuzon duke i thënë “Të heq cfarë? Nuk kam asgjë për të hequr!”.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›