E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alarmi: Pikat e karburantit dhe gazit, jashte kontrollit

Mbi 60% e te gjitha pikave te karburanteve ne vend, sipas IQT jane te paligjshme. Pika e gazit qe shpertheu te henen ne Lapardha te Beratit,  gjate te cilit humbi jeten tragjikisht nje vajze nente vjecare, nuk kishte leje per ushtrim aktiviteti pasi nuk plotesonte kushtet teknike.

Pika e gazit qe shpertheu te henen ne Lapardha te Beratit,  gjate te cilit humbi jeten tragjikisht nje vajze nente vjecare, nuk kishte leje per ushtrim aktiviteti pasi nuk plotesonte kushtet teknike.

Drejtori i Inspektoriatit Qendror Teknik, Ilir Kurti deklaroi se ne kete gjendje jane shumica derrmuese e pikave te tregtimit te hidrokarbureve. Mbi 60% e te gjitha pikave te karburanteve ne vend, sipas IQT jane te paligjshme.

Kurti thote se pikat e karburanteve ngrihen pa asnje kriter ndertimi dhe nuk respektojne rregullat dhe kushtet teknike.

Pervecse shkelen, ligjet ne Shqiperi kane edhe boshlleqe dhe krijojne hapesira per abuzime. Te pakten keshtu mendojne ambjentalistet.

“Kemi nje boshllek te madh dhe ato ligje qe kemi nuk zbatohen. Pikat e karburanteve lihen te ndertohen pa plotesuar standartet, pa respektuar ligjet. Mjafton vetem te japesh nje garanci financiare ne banke dhe merr licencen per te ndotur mjedisin”, ka deklaruar ambjentalisti Sazan Guri.

Sipas Gurit, Shqiperia eshte i vetmi vend ne Europe ku gjendet mesatarisht nje pike karburanti per cdo 700 metra rruge, nderkohe qe ne vendet e Bashkimit Europian, nje pike karburanti duhet te ndertohet ne cdo 25 kilometra rruge.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›