E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD con draftin e spiuneve ne Kuvend

PD dhe PS pritet te debatojne serish per nje nga ceshtjet e shpallura si prioritet te mazhorances ne fillim te ketij sesioni parlamentar per draftin per pastertine e figures se zyrtareve te larte.

Ne komisionin e Ligjeve ka mberritur nje draft ligjor i hartuar nga deputeti demokrat, Aldo Bumci dhe eshte perfshire ne kalendarin e punimeve.

Dallimi mes qendrimeve te dy partive te medha ne kete moment eshte i dukshem. Pasi i cilesoi te pavlefshme tre draftet ligjore per kete ceshtje te PD-PDK dhe te vetin te paraqitura ne komision dy vjet me pare, PS kerkoi para pak kohesh ngritjen ne nje grupi pune parlamentar per hartimin me konsensus te ligjit per Pastertine e figures se zyrtareve te larte, ndersa PD ka depozituar sakaq ne parlament nje nisme te saj te re ligjore.

Nje moment tjeter ku ndahen thellesisht ne qendrime dy partite e medha eshte dhe papajtueshmeria e funksioneve.

PS mbron idene se duhet verifikuar nese funksionari i larte ka qene apo jo bashkepunetor i sigurimit te shtetit, kurse PD, ne draftin e saj parashikon se pastertia e figures morale te funksionarit publik eshte e papajtueshme me mbajtjen prej tij gjate periudhes 29 nentor 1944 deri me 8 dhjetor 1990 te nje prej detyrave te ketyre cilesimeve:

Anetar ose kandidat i byrose politike, anetar i Komitetit Qendror te PPSH, kryetar i Gjykates se Larte, prokuror i Pergjithshem, zevendesminister i Puneve te Brendshme dhe cdo punonjes i organizatave te sigurimit, bashkepunetor i sigurimit, anetar i Komisionit Qendror te debim -internimeve, hetues apo ndihmes hetues prokuror apo ndihmes prokuror, gjyqtar apo ndihmes gjyqtar te proceset politike, denoncues apo deshmitar i akuzes ne gjyqet politike.

 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›