E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kancelarja Merkel ia arrin qellimit ne pikat kryesore

Rreth nje vit e gjysem shtetet e euro-zones i kane shkuar nga pas krizes. Pas cdo samiti te posacem pasonte rezultati i hidhur se perseri nuk ishte mjaft per te qetesuar tregjet financiare. Receta ishte ne thelb gjithmone e njejta Shtetet e kercenuara nga falimentimi merrnin ndihme financiare dhe me shuma gjithnje e me te larta duhet te krijohej nje mur rrethues per te mbrojtur ata qe do t ishin ne rrezik heren tjeter.

Merkel ia arrin qellimit


Edhe pse BE  bente thirrje vazhdimisht per disipline fiskale dhe harmonizimin fiskal deri tani kaq qen fjala kryesisht per aksione si te zjarrfikesve. Per here te pare tani Bashkimi Evropian po trajton seriozisht shkaqet e krizes. Zonja Merkel si figure kryesore ia ka dale te dominoje ne pikat thelbesore n frenimin e borxhit monitorimin e buxhetit sanksione per shkeljet e rregullave qe mund te menjanohet vetem me shumice gjera qe duhej te ishin bere kohe me pare. Dhe pakti i stabilitetit ka mbeshtetur pikerisht kete disipline. Vetem se askush nuk e ka respektuar madje as Gjermania. Vetem tani ne nevoje t madhe qeverite duan ti nenshtrohen rregullave te tilla.

A mund te pendohen britaniket per bllokaden

Fakti qe Britania e Madhe ka refuzuar dhe qe britaniket penguan ndryshimin e marreveshjes nuk i ben ndonje dem shpetimit te euros. Ndoshta ne fund te gjithe te tjeret do te bashkepunojne. Per britaniket megjithate kjo do te thote nje izolim i rende ata ndoshta do te pendohen shpejt. Ata jane varur nga zona e euros por nuk kane asnje ndikim ne shume vendime qe i prekin ata drejt pr s drejti. Nje viktime e marreveshjes ne samit jane ne nje fare menyre institucionet europiane. Ne rastin e ndryshimit  te marreveshjes ato do te perfshihen plotesisht. Tani roli i tyre eshte i kufizuar. Merkel dhe Sarkozi theksojne megjithate se Komisioni Keshilli dhe Parlamenti nuk do te margjinalizohen. Por duhet pare se si do te jete ne praktike. Deri tani megjithate kriza ka sjelle nje zhvendosje te konsiderueshme te pushtetit larg nga institucionet e perbashketa ne drejtim te shteteve te medha te eurozones vecanerisht te Gjermanise.

Merr BQE nje barre te rende mbi vete


Nje pike e dobet e samitit eshte pyetja e pasqaruar se si do te shkojne punet filimisht. Sepse edhe nese eshte mire qe BE-ja me ne fund te luftoje shkaqet e krizes kriza akute mbetet. Derisa rregullat e reja te buxhetit te bejne efektin e tyre kane per te kaluar muaj. Edhe pse shtetet e BE duan ti vene ne dispozicion FMN-se 200 miliarde euro ne menyre qe ai mund te nderhyje per te ndihmuar ne qofte se Italia dhe Spanja do te kene probleme ne te ardhmen e afert gje qe edhe mund te ndodhe. Ather te gjitha mundesine per ndihme do te shteroheshin shpejt. Ne kete situate mund te nderhyje ne fund Banka Qendrore Evropiane me mundesite e saj teorikisht te pakufizuara. Derisa kjo ndodh vetem per nj far kohe nuk ka arsye pr kundershtim. Dhe Merkel si kundershtarja zyrtare e nje procedure te tille mund te thoshte Banka Qendrore Evropiane eshte e pavarur. Guvernatori Mario Draghi e di pastaj se cfare pritet prej tij.

Autor Christoph Hasselbach

Redaktoi Angjelina Verbica

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›