Avion amerikan pa pilot ne televizionin iranian

Per gjeneralin iranian te brigades Amir Ali Hajidazeh ishte nje dite e madhe. Nje dite beteje ne luften propagandistike me SHBA te enjten 08.12.2011 Hadjizadeh prezantoi ne televizionin iranian raketen e telekomanduar te tipit amerikan 170 RQ. Qe nga e diela e fundit 04.12.2011 ka raporte kontradiktore nga Irani dhe SHBA per kete rakete. Irani pohon se ai e ka vene nen kontroll avionin pa pilot krejtesisht te pademtuar. SHBA kane heshtur fillimisht dhe pastaj kane dhene pak nga pak informata.Fillimisht ata vetem pranuan se kane humbur nje avion pa pilot mbi lindjen e Iranit. Pastaj folen per nje aksident. Iranianeve duhet tu kene rene ne dore shumepjese te shkaterruara te avionit u tha.
Teknike ushtarake ne YouTube
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Kina mbeshtetet ne tekniken ushtarake amerikane
Loja e fshehur me RQ 170 eshte e kuptueshme. Avioni i fshehte pa pilot qe fluturon lart sherben per te depertuar fshehurazi ne hapesiren e huaj ajrore te zbuloje atje sekrete duke perdorur elektroniken e avancuar dhe per ti percjelle ato poshte ne kohe reale. Nje RQ 170 rrotullohej edhe ne qiell mbi Abbottabad-in pakistanez kur forcat speciale amerikane vrane atje ne maj Osama bin Ladenin. Avioni ipercolli pamjet e operacionit ne Shtetet e Bashkuara. Gjate aksionit u demtua nje helikopter zbulues i ushtrise amerikane i cili mbeti aty dhe per pjeset e mbetura te tij interesohet shume tani Kina.
Dhe keshtu edhe tani ne Teheran do te trokasin specialiste kineze dhe ruse per te analizuar RQ 170 shume sekrete. Per te hedhur nje veshtrim te pare ketij avioni duhet vetem te shikojne ne platformen e videove YouTube ku TV iranian prezantoi me krenari avionin pa pilot te pademtuar.
Pyetja tani eshte A eshte i vertete avioni pa pilot Mediet amerikane informojne se analistet dhe zyrtaret e qeverise ne Shtetet e Bashkuara jane te ndare ne lidhje me kete ceshtje. CNN citoi nje zyrtar amerikan te paidentifikuar te kene thene se nuk ka asnje arsye per te besuar se eshte falsifikim. Me sa duket avioni po udhetonte me porosi te CIA-s per te spiunuar ne objektet berthamore te Iranit.
Njesi speciale per ta hedhur ne ere
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Edhe Iran prodhon avione pa pilot
Se sa e vlefshme eshte RQ 170 per amerikanet e ben te qarte nje raport i Christian Science Monitor te merkuren 07.12.2011. Pasi forcat e armatosura amerikane kishte humbur avionin pa pilot shkruan gazeta ata menduan ta shkaterronin avionin e telekomanduar ne Iran nga forca speciale. Ne Wall Street Journal nje zyrtar amerikan tha se nga nje hap i tille u hoq dore sepse nje mision i tille do te kishte provokuar nje incident te madh. Sikur nje ekip pergjegjes te kishte hyre ne Iran tha zyrtari do te ishte marre nga qeveria iraniane si veprim ushtarak.
Turp politik
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Kush drejton ne te vertete avionin Lufta kibernetike nje problem shqetesues
Nje akt lufte e vlereson Teherani tashme perdorimin eavionit pa pilotne hapesiren ajrore iraniane. Ne nje leter drejtuar Sekretarit te Pergjithshem te OKB-se Ban Ki-Moon qeveria e quan nje akt armiqesor kunder r epublikes islamike te Iranit dhe nje shkelje te qarte te rregullave nderkombetare. Shtetet e Bashkuara nuk kane humbur vetem tekniken sekrete por edhe jane turperuar politikisht.
Avioni pa pilot i paraqitur ne televizionin iranian duket plotesisht e pademtuar. Gjoja nje njesi per luften elektronike e ka kapur avionin te dielen 04.12.2011 mbi qytetin e Kashmar rreth 225 kilometra larg kufirit afgan. Kete e kundershton qeveria ne Uashington. Por plotesisht i pamundur nuk duket versioni iranian. Ne tetor nje blog i revistes teknologjike Wired kishte njoftuar se kompjuterat e drejtimit te avionit amerikan pa pilot ne Creech ne bazen ajrore amerikane ne Nevada ishin infektuar me viruse. Dhe ne dhjetor 2009 u tha se kryengritesit ne Irak kishin pergjuar sisteme videosh te avioneve amerikane pa pilot.
Autor Matthias von Hein/Angjelina Verbica
Redaktoi Aida Cama