Egjipt, përleshje para parlamentit, dhjetra të plagosur

Protestuesit që po kërkojnë përfundimin e sundimit ushtarak dhe mbështetësit islamikë janë përleshur dje afër Parlamentit të Egjiptit në Kajro.
Protestuesit po kërkonin që Këshilli Ushtarak në pushtet ta kaloj autoritetin tek administrata civile.
Ata ishin ndaluar të hynin në Parlament nga mbështetësit e Vëllazërisë Myslimane, që e ka numrin më të madh të vendeve në Asamble.
Sipas ministrisë së shëndetësisë, nga përleshjet u plagosën të paktën 43 persona.
Tensionet aktualisht janë në rritje ndërmjet protestuesve kundër ushtrisë dhe mbështetësve islamikë.
Protestuesit e akuzojnë Vëllazërinë Myslimane për mbështetje të ushtrisë dhe për tradhti ndaj revolucionit, nga i cili, para një viti u përmbys ish presidenti Hosni Mubarak.