E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serbët e Kosovës, peticion Nikolliqit dhe Daçiqit

Përfaqësuesit e tri shoqatave të serbëve të Kosovës, nesër në Beograd, i dorëzojnë presidentit të Serbisë, Tomisllav Nikolliq, dhe mandatarit për formimin e qeverisë, Ivica Daçiq, peticionin me 27 mijë nënshkrime të serbëve të Kosovës, me të cilin kërkohet anulimi i marrëveshjeve të arritura ndërmjet Beogradit e Prishtinës, në dialogun në Bruksel.

Njëra nga organizatorët e nënshkrimit të peticionit, Vlladimir Rakiq, ka thënë se kërkesa për anulimin e marrëveshjeve nesër do t’i dorëzohet edhe kryetarit të Kuvendit të Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, raporton agjencia Beta.

Tri shoqatat e serbëve konsiderojnë se marrëveshjet e Brukselit janë antikushtetuese.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›