E Diel, 1 Nëntor 2026

Kancelarja gjermane Angela Merkel uron kryeministrin Berisha me rastin e heqjes së vizave për qytetarët shqiptarë

Kryeministri Berisha mori një letër urimi nga kancelarja gjermane Angela Merkel, e cila e cilëson heqjen e vizave për Shqipërinë, një moment historik për popullin shqiptar.

Zonja Merkel shprehet se ky vendim, jo vetëm që do të lehtësojë marrëdhëniet ekonomike, por gjithashtu edhe kontaktet nderpersonale midis qytetareve të Evropës.

Më gjerësisht në këtë letër thuhet:

“I dashur kryeministër,

 I dashur zoti Berisha,

Ju falënderoj per letrën tuaj te datës 8 nëntor 2010

Heqja e kërkesës për viza për udhëtime në zonën Shengen është me të vërtetë moment historik për popullin shqiptar. Ky vendim  jo vetëm që do të lehtësojë marrëdhëniet ekonomike, por gjithashtu edhe kontaktet nderpersonale midis qytetareve të Evropës.

Shqipëria tashme ka arritur këtë objektiv te rendesishem për qytetaret e saj. Unë jam  e kënaqur për sigurimet tuaja se qeveria shqiptare po punon për parandalimin dhe mënjanimin e abuzimeve te mundshme me liberalizimin e vizave. Kjo është ne interesin e te gjithë neve.

Sinqerisht juaja,

Angela Merkel


20/12/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›