Kryeministri Berisha merr pjesë në Samitin e PPE në Bruksel

Kryeministri Berisha, mori pjesë në Samitin e Partive Popullore Evropiane, i cili u zhvillua në Kështjellën Bouchout, në Meise, Bruksel.
Në këtë samit, i cili drejtohej nga Presidenti i PPE Wilfried Martens, merrnin pjesë Presidenti i Këshillit Europian Herman Van Ronpuy, i Komisionit Europian Jose Manuel Baroso dhe ai i Parlamentit Europian Jerzy Buzek, si dhe personalitete të njohura të politikës europiane, kryetarë shtetesh e qeverish si dhe liderë të opozitës të vendeve të BE-së dhe atyre jashtë BE-së.
Pas punimeve të samitit, i cili kishte si temë dialogun ndërfetar dhe atë ndërkulturor, Kryeministri Berisha dhe Presidenti i PPE Wilfried MARTENS dhanë një konferencë të përbashkët për shtyp:
Presidenti i PPE Wilfried Martens: “Zonja dhe zotërinj
Jam shumë i lumtur që kam sot këtu me ne, në samitin e EPP, kryeministrin Berisha, i cili pati takime shumë të suksesshme, me të gjithë liderët kryesore të EPP.
Kryeministri Berisha ka bërë dhe po bën një punë të shkëlqyer me zbatimin e reformave, të cilat janë shumë të rëndësishme për rrugën evropiane të Shqipërisë. Unë e kujtoj shumë mirë ditën e fundit të fushatës zgjedhore kur ai u fliste qytetareve me bindje dhe jemi shumë të kënaqur me rezultatin e atyre zgjedhjeve. Një gjë duhet të pranohet nga opozita që këto zgjedhje ishin të ndershme dhe ajo duhet të pranojë rezultatin e tyre.
Kryeministri Berisha: Zoti President, së pari më lejoni t’ju falënderoj për këtë rast shumë të mirë, për mundësinë e shkëlqyer që më jepni për të marrë pjesë në këtë Samit të zgjeruar të EPP. Është një privilegj dhe nder i madh. E çmoj samitin e sotëm dhe temën, e cila ishte dialogu ndërfetar dhe ai ndërkulturor. Unë pata rastin të prezantoj Shqipërinë, një komb multifetar, por një komb i tolerancës fetare "par ekselance", si nje model i cili pa diskutim është një model inspirues në këtë drejtim.
E ftova Presidentin në një debat që të zhvillohet në të ardhmen në Shqipëri mbi këtë temë. Zoti President, unë jam gjithashtu mirënjohës për të gjithë mbështetjen dhe ju siguroj që unë mbetem tërësisht i frymëzuar ndaj principeve të qendrës së djathte dhe të EPP. Dhe këto principe kanë qenë të një rëndësie themelore në ndryshimin e vendit tim. Me lejoni tju informoj shkurtimisht.
Shqipëria vitin që shkoi zhvilloi zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Zoti President, më lejoni tju njoh me rezultatet e fundit të hetimit të Prokurorisë së Shkodrës. Ata gjeten përputhshmëri të plotë pasi numëruan çdo votë pasi kqyren çdo procesverbal, se ka patur zero devijim nga e vërteta dhe realiteti. Dhe ju siguroj që Shqipëria do të votojë në zgjedhje të lira dhe të ndershme si çdo komb evropian. Ky është angazhimi im i plote. Sot në Shqipëri ka një demokraci funksionale dhe ajo është një vend anëtar i Natos.
Dje, shqiptaret filluan të levizin të lirë. U jam mirenjohes të gjithë atyre që votuan për këtë. Me duhet te theksoj se sot, drejt Italisë, nga Porti i Durrësit janë nisur vetëm 3 qytetare pa vize, 86 te tjerë morën fluturimin, që do të thotë që një komb i cili qe një komb eksodesh, 20 vjet me pare e priti me maturi te madhe këtë vendim te BE,-së për të hequr vizat për të.
Ne qëndrojmë të vendosur në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Qeveria shqiptare shkatërroi 204 banda kriminale shumë të rrezikshme dhe Shqipëria tashmë është një nga vendet më të sigurta në rajon dhe Evropë. Treguesit e kriminalitetit në vendin tonë janë më të ulët se mesatarja e BE. Këtë vit, Shqipërinë e vizituan 3.5 milionë turistë. Asnjeri prej tyre nuk pati problemin me te vogël në këtë vend.
Ekonomia e Shqipërisë është e vogël por dinamike dhe entuziaste. Vitin që shkoi Shqipëria kishte një rritje ekonomike prej 3.5 perqind. Këtë vit do të kemi një rritje më të madhe dhe jo sepse nuk është globale, është hiperglobale. Ne fakt kur je i vogël je i dënuar të jesh hiperglobal. Ekonomia e saj është e vendosur në standarde të shëndosha. Ne e kemi luftuar me zero tolerancë korrupsionin.
Me lejoni tju informoj se që nga viti 2005 deri ne vitin 2009 kemi dyfishuar të ardhurat buxhetore. Në vitin 2007 ato ishin 87 miliardë dhe në 2009 ishin 188 miliardë. Shqipëria u ngjit 27 pike më lart se mesatarja e vendeve te OECD për fillimin e biznesit, 5 përqind më lart se mesatarja e OECD për investimet. Pesë vite më parë, indeksi i penetrimit të internetit ishte ndër më të ultit me vetëm 4 . 8 perqind. Këtë dhjetor ishte mbi 50 perqind dhe do të vazhdojë të rritet në vitet që vijnë.
Zoti President, solidariteti i vendeve mike ka qene jetik, por një princip që ne vendosim si themel për vazhdimin e reformave.
Faleminderit përsëri për këtë rast të shkëlqyer.”
17/12/2010