E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha niset për të marrë pjesë në Samitin e Partisë Popullore Europiane, në Bruksel

Kryeministri Berisha u nis për në Bruksel, për të marrë pjesë në Samitin e Partive Popullore Evropiane, i cili do të mbahet sot në Kështjellën Bouchout, në Meise.

Në këtë Samit marrin pjesë personalitete të njohura të politikës europiane, kryetarë shtetesh e qeverish  dhe  liderë të opozitës të vendeve të BE-së dhe atyre jashtë BE-së, si dhe Presidenti i Këshillit Europian Herman VAN ROMPUY, i Komisionit Europian Jose Manuel BAROSSO dhe ai i Parlamentit Europian dhe Jerzy BUZEK.

Samiti, i cili do të drejtohet nga Presidenti i PPE Wilfried MARTENS, i paraprin mbledhjes së Këshillit Europian.

Në përfundim të takimit, Kryeministri Berisha dhe Presidenti i PPE Martens do të japin një konferencë të përbashkët për shtyp.

Partia Popullore Evropiane  aktualisht ka 14 nga 27 liderët e vendeve të Bashkimit Europian: Presidenti i Belgjikës Yves LETERME , Presidenti Francez Nicolas SARKOZY , Kryeministria e Gjermanisë Angela MERKEL,  Kryeministri i Luksenburgut Jean-Claude JUNCKER,  Kryeministri i Suedisë Fredrik REINFELDT , Kryeministri i Hungarisë Viktor ORBÁN, Kryeministri i Polonisë Donald TUSK, Kryeministri i Italisë Silvio BERLUSCONI, Kryeministri i Lituanisë Valdis DOMBROVSKIS, Kryeministri i Rumanisë Emil BOC, Kryeministri i Bullgarisë Boyko BORISOV, Kryeministri i Lituanisë Andrius KUBILIUS dhe Kryeministri i Sllovakisë Iveta RADIČOVÁ.


16/12/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›