E Diel, 1 Nëntor 2026

Zëvendës Sekretari i Departamentit Amerikan te Shtetit, Philip H.Gordon uron kryeministrin Berisha per arritjen nga Shqiperia te liberalizimit te vizave me BE

Në një letër dërguar kryeministrit Berisha, Zevendes Sekretari i Departamentit Amerikan te Shtetit Philip H.Gordon shprehet se vendimi i 8 nëntorit, për te dhene liberalizimin e vizave Shqipërisë është njohje e shumë përpjekjeve te bëra nga Qeveria shqiptare dhe pasqyron aspiratat e qytetareve shqiptare, te cilet e kanë dëshiruar për një kohë të gjatë arritjen e këtij moment historik.

Në letrën e tij, zoti Gordon shprehet:

"I dashur Kryeministër,

Në emër te Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ju përshëndes Ju dhe popullin shqiptar për arritjen nga Shqipëria të liberalizimit të vizave me Bashkimin Evropian.

Vendimi i 8 nentorit, për te dhëne liberalizimin e vizave Shqipërisë, është njohje e shume përpjekjeve të bëra nga Qeveria juaj dhe reflekton ose pasqyron aspiratat e qytetareve shqiptare, të cilët e kanë dëshiruar për një kohë të gjatë arritjen e këtij moment historik. Ky hap i rëndesishëm përforcon progresin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Ne mbështesim fuqimisht integrimin e plotë të Shqipërisë në komunitetin euro – atlantik. Ndërveprimi në rritje midis qytetarëve të Shqipërisë dhe shteteve anëtare te BE-se është një pjesë jetike e këtij integrimi. Ne mbetemi të interesuar për vazhdimin e bashkëpunimit tonë të ngushtë në fusha me interes te përbashkët.

Sinqerisht, Philip H.Gordon"


20/12/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›