E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kanceri, çdo vit regjistrohen 4000 raste

Statistikat

Hartimi i planit të veprimit për llojet e kancerit që prekin femrat ka qenë në qendër të seminarit dyditor të zhvilluar nga Ministria e Shëndetësisë. “Kontrolli i kancerit te femrat është një nga prioritetet e Ministrisë së Shëndetësisë, për shkak të rasteve të shpeshta që vuajnë pasojat e kësaj sëmundjeje, por edhe të vdekshmërisë”, tha ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili. Sipas tij, një nga objektivat e Komitetit Kombëtar të Kontrollit të Kancerit është përpilimi i një strategjie për përballimin e këtij problemi. “Ky dokument do të na ndihmojë në dy drejtime: së pari do të shërbejë për shpëtimin e jetëve të njerëzve dhe së dyti do të synojë në racionalizim e shpenzimeve dhe energjive, që do të duhet të përdoren në mënyrë efikase në drejtime të tjera”, theksoi Vasili. Kontrolli i faktorëve të riskut, depistimi, zbulimi i hershëm, trajtimi mjekësor dhe shërbimi paliativ janë shtyllat kryesore ku mbështetet strategjia e kancerit sqaroi ministri. çdo vit në Shqipëri diagnostikohen rreth 4000 raste me kancer. Kanceri i gjirit përbën rreth 25.6% të tumoreve malinje që prekin femrat, ndërsa kanceri i qafës së mitrës zë vendin e dytë.

#

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›