Thaçi: Kosova me askënd nuk do të diskutojë për shkëmbim territoresh
Kosova nuk do të diskutojë asnjëherë dhe me askënd idenë e shkëmbimit territorial dhe se tërësia e saj është e njohur ndërkombëtarisht, ka thënë Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, por nuk e ka përjashtuar mundësinë e bisedimeve me Serbinë për çështjet teknike. Pas një ligjërate që ka mbajtur në UBT, Kryeministri ka thënë se tashmë të gjitha vendet e dinë që sovraniteti i Kosovës është i paprekshëm. Ai u ka thënë studentëve se vendimi i GJND-së do të plotësojë zbrazëtirën mes shteteve të BE-së që e kanë njohur dhe ata që janë në proces e sipër për të marrë një vendim të tillë. Ai sërish ka lavdëruar punën e qeverisë së tij dhe ka thënë se bashkë me EULEX-in po e luftojnë krimin e organizuar.
#