E Diel, 1 Nëntor 2026

Kanceri i Tiranës s’fshihet dot me xhihadin politik antiBerishë që po organizon Edvini

20-04-2011 / Redaksionale

Kryetari i PS, Edi Rama, në kuadër të fushatës elektorale vizitoi dje njësinë bashkiake numër 9 në kryeqytet. Në këtë takimin me banorët Rama ka kërkuar pjesëmarrje masive në zgjedhje, si e vetmja mënyrë për t`i kërkuar qeverisë llogari për situatën ku e ka futur vendin. Mirëpo kryetari aktual i bashkisë Tiranë ose harron dhe bën sikur s’kupton që zgjedhjet e 8 majit janë vendore dhe është, Ai, që duhet të japë llogari përpara kryeqytetasve, për bilancin e tij 11-vjeçar. Shmangia e debatit publik mbi qeverisjen e tij në Tiranë dëften për frikën që ka nga gjykimi jo emocional i qytetarëve. Prandaj po mundohet t’i kthejë zgjedhjet vendore në një xhihad ndaj kryeministrit Berisha. Fundamentalizmi i Ramës në kryqëzatën kundër qeverisjes vendore kur fokusi është qytetari dëften për obskurantizmin e frikshëm dhe hedhjes në erë të kontureve të komunitetit.
Për të komuniteti është vetëm gjithçka që ai komandon. Përndryshe gjithçka është e pa denjë për të diskutuar. Kur flasim për diskutim dhe iniciativa për qytetin Egoarku ka një agjendë tjetër, kur është në Tiranë ai shpik formula mediatike për të fshehur pas shkëlqimit të kamerës 3D të gjithë mjerimin infrastrukturor dhe kulturor të kryeqytetit. Ai sulmon të gjithë për të shpëtuar veten. Hesapet që ka për larë I Papranueshmi me qytetin janë aq të mëdha saqë duhet një shi votash kundra për të shpërlarë nga pisllëku i abuzimeve 11 vjeçare. Detergjenti më adapt për të pastruar qelbin nga puçrra e Tiranës është kërkesa që ai të japë llogari për cka ka bërë këto vitet e fundit në qytet, që është një simotër aziatike për nga amullia e ndërtimeve dhe mungesës së gjelbërimit. Qenia e Edi Ramës në krye të Bashkisë në Tiranë, kur është edhe në krye të partisë Socialiste dhe gjithë opozitës po shndërrohet në një tumor malinj për qytetarët, pasi gjendja reale e qytetit ka nevojë për një rehabilitim dhe ndërhyrje strukturore, çka Rama nuk e garanton dot përderisa është i zënë me punët e brendshme të Partisë, me hallet e opozitës kundër qeverisë, me pilotimin e sulmeve ndaj përfaqësisë ndërkombëtare në mediat në prerin e tij.
Ky kancer është në fazën terminale, që sistemi politik nuk po e mban dot në trup. Cilado qofshin gabimet e së djeshmes, ai që sot ka në zemër të mirën publike, ka detyrimin moral për të ndërhyrë, për të ndaluar degradimin e politikës që largon qytetarin nga vëmendja. Kemi të gjithë detyrimin për të ndërhyrë, me votë, për të shëruar një anomali që po infekton vendin. Ai ka pasur të gjithë mënyrat për t’u dhënë qytetarëve të Tiranës një cilësi jete europiane, por s’ka përdorur qoftë edhe një për të pasur një rezultat. Rezultatet që ka Rama prej 11 vitesh janë negative, jo për faj të taksapaguesve, por për keqmenaxhim të buxhetit dhe shpërdorim të lirisë për lejuar të palejueshmen.
Qyteti i Tiranës është një kantier i hapur ku vlon më shumë pluhuri sesa puna. Ai ka përdor pushtetin ekonomik dhe mediatik të ndërtuesve të tij si askush tjetër: duke droguar ndërgjegjen qytetare, me makinën e baltës për të shndërruar të mirën publike në të mirën e tij, duke zëvendësuar bashkinë me një agjenci lejesh ndërtimi. Është koha për të thënë boll me Ramën në krye të punëve të Tiranës sepse është në një njeri që djersin vetëm kur shan, kur shpik dhe akuzon anëtarët e qeverisë me gjithë njerëzit e shtëpisë. Boll sepse çdo kufi është shkelur në këtë kryqëzatë amorale për pushtet. Boll sepse çdo limit i durimit është tejkaluar. Për shkak se Rama ka kthyer lirinë  e tij në një çiflig të gënjeshtrës. Për këtë arsye kemi vendosur të aderojmë me të gjitha forca tona të vogla kësaj iniciative për Tiranë pa Ramën. Gjithmonë kemi menduar se alternative ndryshe ndaj Ramës ka ekzistuar si brenda partisë dhe jashtë bashkisë. Sepse kur një pushtet është në dekadencë, në këto moment forca e impaktit egërsohet. Dhe për këtë arsye duhet të ngremë mbrojtjen sot më shumë se dje. Me qartësi, me forcë. Duke menduar të pritshmen (dhe të tashmen) e këtij qyteti dhe gjithë vendit.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›