E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kanceri i gjirit, 1 ne 8 gra e rrezikuar

Grate e moshes mbi 40 vjec jane me te rrezikuarat nga kanceri i gjirit. Nderkohe te dhenat tregojne se 1 ne 8 gra mbi kete moshe ka kancerin e gjirit. Duke pare keto shifra alarmante, mjeket rekomandojne per kontrolle te herepashershme per te parandaluar ne kohe kete semundje.

Semundja

Kanceri i gjirit njihet si nje nga llojet e tumoreve me te perhapura tek grate. Per kete arsye, Spitali Amerikan ka nisur depistimin tek femrat ne kuader edhe te muajit kunder kancerit te gjirit. Sipas te dhenave qe dalin nga ky spital rezulton se numri i te prekurve nga kjo semundje rritet nga viti ne vit ndaj keshillohet edhe kryerja e mamografise apo edhe depistimet e ndryshme. "Te dhenat kane treguar se 1 ne 8 gra te moshes mbi 40 vjec eshte e prekur nga kanceri i gjirit. Por, ajo qe une doja te theksoja eshte se kjo kategori femrash duhet te bejne kontrolle te here pas hershme ne menyre qe te kapin semundjen ne fazat fillestare. Nese ajo kapet ne keto faza eshte shume here me e lehte per t'u kuruar", - ka pohuar Emiljana Huti, mjeke onkologe. Sipas saj, nje ne 25 gra te prekura nga kanceri i gjirit humb jeten nderkohe nese semundja kapet shpejt ajo mund te sherohet. Te dhenat tregojne se 95 per qind e rasteve qe kapin shpejt semundjen sherohen plotesisht.

Te dhenat

Kanceri i gjirit eshte cilesuar si vrasesi i pare qe shkakton vdekje tek grate. Madje, ne vendin tone, cdo vit numerohen rreth 400 gra qe preken pikerisht nga kanceri i gjirit. Fatkeqesia qendron tek fakti se, kanceri i gjirit, ne shumicen e rasteve, diagnostikohet kur semundja ka avancuar dhe eshte shume vone per t'u mjekuar. Fakti qe je femer, eshte risku kryesor per t'u prekur nga kanceri i gjirit. Megjithate, specialistet e Onkologjise tregojne disa nga faktoret e riskut nga kanceri i gjirit. Keshtu specialistet pohojne se, ne disa raste, kanceri i gjirit mund edhe te trashegohet. "Nese nena, motra apo gjyshja juaj, kane patur kancer te gjirit, atehere diagnostikohuni sa me shpesh, pasi edhe ju mund ta keni ate", - pohojne mjeket. Nderkohe, shpjegohet se, edhe femrat, te cilave menstruacionet, u kane filluar para moshes 12 vjec, dhe, ne rastet kur mestruacionet u kane ndaluar pas moshes 50 vjec. Gjithashtu, mjeket pohojne se, te rrezikuara jane edhe femrat kur nuk kane lindur kurre femije dhe ato qe kane lindur femijen e pare mbi 30 vjec. S. Isaku

Specialistet: Beni mamografine, shpetojne mijera jete

Mamografia eshte radiografia qe ben ekzaminimin e gjirit. Mamografia e kap kancerin e gjirit shume heret, atehere kur ndryshimet nuk mund te shihen me sy, apo te preken me dore. "Mamografia mund ta dalloje kancerin e gjirit rreth 2 vjet para shfaqjes se shenjave. Mamografia mund te behet ne cdo kohe, por eshte mire qe, femrat ne moshen riprodhuese, ta kryejne mamografine ne fund te periodave. Ky ekzaminim nuk duhet te kryhet, sidomos ne tre muajt e pare te barres. Ne periudhen e menopauzes, kryhet ne cdo moment", - pohojne mjeket. Sipas tyre, e mirat e mamografise eshte se, shume lloje kanceri te gjirit, jane kapur ne faza te hershme, kur ka akoma shanse per t'u trajtuar me sukses

Shenjat e kancerit te gjirit

Zmadhim apo forcim te gjirit, qe nuk eshte normale per ju. Zakonisht, shume gra para periodave kane gjoks te forte dhe te dhimbshem, por kjo eshte nje gje normale

Gjendra, apo mahisje ne gji

Rrudhosje apo gropezim te lekures se gjirit.

Njeri gji eshte me i ulet se tjetri ne menyre te pazakonte

Terheqje nga brenda e thithave te gjirit, ose rrjedhje lengu apo gjaku prej tyre.

Dhe cdo gje tjeter qe nuk ju duket normale

Kategorite e femrave te rrezikuara

Nena, motra apo gjyshja juaj kane patur kancer te gjirit

Jeni mbi 40 vjec, sepse rreziku rritet bashke me moshen

Menstruacionet ju kane filluar para moshes 12 vjec

Mestruacionet ju kane ndaluar pas moshes 50 vjec

Nuk keni lindur kurre femije

Keni lindur femijen e pare mbi 30 vjec

Nese jeni mbi peshe

Nese pini teper duhan dhe alkool

Nese kryeni aktivitet te paket fizik


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›