Moti, java e re me e ngrohte
Dielli dhe temperatura me te ngrohta do te mund te perjetojme vetem pasditen e te martes. Meteorologet parashikojne nje rritje te temperaturave me 3 deri ne 5 grade celsius gjate javes ne vazhdim, por kjo situate do te jete e perkohshme pasi perseri fundjava do te sjelle ndryshime te kushteve atmosferike te motit. Per meteorologet keto temperatura nuk jane aspak normale per stinen ne te cilen ndodhemi, pasi i perkasin dimrit dhe jo vjeshtes. Temperaturat qe kaluam kete jave te cilat perfshine te gjithe territorin e vendit tone, madje ne disa rrethe ne lartesi mbi 2500 metra u shenuan dhe reshjet e para te debores, nuk jane normale, per tetorin, por dukuri te tilla, kur ne mes te dimrit mund te kete vjeshte apo pranvere do te jene prezente. "Kjo nuk eshte normale, pasi kane qene temperaturat nen 3-4 grade ne vlerat normale te tyre. Megjithate duhet te mesohemi me shkeputje te tilla te motit, ku ne mes te vjeshtes do te kemi dimer, apo ne dimer, sic do ta shohim me vone, mund te kemi nje 15 ditesh me temperatura si te jete pranvere apo vjeshte" pohoi meterologia, Tanja Porja. Sipas saj, edhe gjate dites se sotme deri ne mesditen e se martes do te kete reshje shiu. Edhe pse jemi ne tetor, temperaturat sipas meteorologeve jane te njejta si ne dimer. Ne mengjes temperaturat ne Tirane kane shenuar 8 grade celsius, nderkohe qe ne mesdite arriten ne 15 grade celsius.
Keshilla
Evitim te frekuentimit ne ambiente me temperatura te ndryshme
Vizite te menjehershme tek mjeku pas shfaqjes se simptomave
Marrje e medikamenteve vetem pas keshilles se mjekut
Perdorim te lengjeve ne rast diarreje dhe te vjellash
Veshje te pershtatshme ne rast te rritjes se temperatures trupore
Konsum te ushqimeve qe permbajne vitamine C
Eliminim te ushtrimeve fizike qe perkeqesojne gjendjen
Shenjat e gripit
Temperature e larte dhe e menjehershme 39 deri ne 40 grade
Ethe, dhimbje koke qe perhapen ne shpine dhe gjymtyre
Kolle e thate, qe me vone mund te behet me sekrecione
Dhimbje dhe djegie te fytit e gjoksit
Te vjella dhe diarre sidomos te femijet
Lekura e fytyres mund te jete e nxehte dhe e skuqur
Po keshtu fyti eshte i skuqur dhe konjunktiva e syve mund te jete e skuqur
Nese nuk ka komplikacione, ka shfaqje te dobesise, djersitje, lodhjes se shpejte