Kanceri i gjirit, 5 hapat per t'u bere doktor i vetes Sonila Isaku
Cdo vit te pakten 500 gra preken nga kanceri i gjirit, ndersa mjeket theksojne se shumica e rasteve e hasin problemin ne stade shume te avancuara. Per kete mjeket gjinekologe pohojne se nje menyre e mire per kapjen e rasteve ne faze te hershme eshte vetekontrolli. Mjekja gjinekologe Mimoza Keta tregon se kjo menyre eshte me efikasja dhe con pacientet drejt mjekut ne rastet kur gjate vetekontrollit haset ndonje dyshim i pazakonte. Me ane te disa pergjigjeve, ajo tregon se si kryhet ky vetekontroll, i cili duhet te kryhet rregullisht, ne menyre qe femrat te mesohen se si eshte pamja normale e tyre. Kjo gje ju ndihmon te vini re menjehere ndonje ndryshim qe mund te ndodhi ne gji dhe te shkoni sa me shpejt tek mjeku. "Gjendrat ne gji mund te shikohen apo zbulohen shume thjesht nga vete gruaja, por kane shume rendesi nese zbulohen shpejt", - thekson mjekja Keta. Sipas saj, shume raste te kancerit te gjirit jane zbuluar nga vete grate, te cilat nepermjet prekjes se gjirit kane verejtur ndryshime qe i kane detyruar te shkojne tek mjeku. Vetekontrolli i gjirit ka rendesine e vet, gjithmone nese realizohet ne menyre korrekte. Prandaj eshte e keshillueshme qe vetekontrolli i gjirit ne fillim te mesohet nga mjeku.
Kur behet vetekontrolli i gjirit?
Vetekontrolli i gjirit duhet te behet 1 here ne muaj duke filluar qysh nga mosha 20 vjec. Por ne cfaredo moshe qe te jeni duhet ta ktheni ne zakon kontrollin mujor te gjirit. Kontrolli i gjirit keshillohet te behet cdo muaj, pas kalimit te periodave, 3-4 dite pas tyre. Kjo sepse gjate periodave gjinjte jane te dhimbshem, te tendosur dhe mund t'u ngaterrojne. Per grate ne menopauze vetekontrolli i gjirit behet diten e pare te cdo muaji. Kjo behet me qellim qe ju ta keni me te lehte per t'u kujtuar. Duke i kontrolluar gjinjte cdo muaj, ju do te beheni familjar me ta, do te njihni se si jane ata zakonisht dhe keshtu
do te vini re menjehere ndonje gje te pazakonte ne ta.
Si behet etekontrolli i gjirit?
Eshte nje veprim shume i thjeshte qe cdo femer mund ta beje pa shume mundim, kur eshte duke bere dush, kur eshte duke ndenjur shtrire, apo duke qendruar para pasqyres. Me dore, lehte me levizje rrotulluese, kontrollohen me radhe gjinjte. Me doren e majte kontrollohet gjiri i djathte dhe pastaj me doren e djathte kontrollohet gjiri i majte. Indet e gjirit perfshijne nje siperfaqe me te madhe se gjinjte, prandaj, kontrollo, prek dhe shiko te gjithe siperfaqen e gjirit duke perfshire edhe pjesen e siperme te kraharorit dhe sqetullat.
Cfare ndryshimesh ne gji duhet te terheqin vemendjen e nje femre?
Ju duhet te shkoni menjehere tek mjeku nese vini re shenja jo normale si zmadhim apo forcim te gjirit qe nuk eshte normale per ju. Zakonisht, shume gra para periodave kane gjoks te forte dhe te dhimbshem, por kjo eshte nje gje normale. Po keshtu problem eshte kur ka gjendra apo mahisje ne gji, rrudhosje apo gropezim te lekures se gjirit. Nje kontroll duhet bere edhe ne rastet kur njeri gji eshte me i ulet se tjetri ne menyre te pazakonte apo kur ka terheqje nga brenda e thithave te gjirit ose rrjedhje lengu apo gjaku prej tyre. Po keshtu edhe cdo gje tjeter qe nuk ju duket normale.
Shpesh femrat shkoje tek mjeku kur hasin gjendra, a jane ato kancerogjene?
Jo te gjitha gjendrat qe mund te dalin ne gji jane kancer, 9 nga 10 te tilla nuk kthehen ne kanceroze. Megjithate, pa frike apo ankth, drejtohuni sa me shpejt te jete e mundur tek mjeku nese vini re ndonje ndryshim jo normal tek gjinjte tuaj. Vetem mjeku mund te beje
dallimin. Ajo qe keshillohet eshte qe te perpiqeni ta beni zakon berjen e vetekontrollit te gjirit 1 here ne muaj! Vetekontrolli i gjirit zgjat vetem pak minuta, nuk kushton fare, por ju mbron jeten!
Vetem kjo menyre ekziston per te zbuluar problemet?
Cdo femer e moshes 20 deri 40 vjec duhet te kryeje edhe nje EKO te gjirit cdo 2-3 vjet. Cdo femer e moshes mbi 40 vjec, pervec vetekzaminimit mujor te gjirit duhet te kryeje edhe nje mamografi cdo 2-3 vjet. Rreziqet per kancer te gjirit rriten me rritjen e moshes. Keshtu nese jeni mbi 50 vjec duhet te beni nje mamografi cdo 1-2 vjet. Megjithate,
pavaresisht nga mosha juaj, nese keni ndonje shqetesim ne gji, paraqituni menjehere tek mjeku. Ai do t'ju sqaroje se cfare duhet te beni dhe sa here duhet te beni mamografine.
Kur duhet bere mamografia?
Mamografia mund te behet ne cdo kohe, por eshte mire qe femrat ne moshen riprodhuese ta kryejne mamografine ne fund te periodave. Mamografia nuk duhet te kryhet sidomos ne tre muajt e pare te barres. Ne periudhen e menopauzes kryhet ne cdo moment.
5 hapat per vetekontroll te gjirit
1. Qendroni perpara pasqyres. Vendosini duart ne mes dhe merrni fryme me energji. Ky veprim tendos muskujt e kraharorit duke dhene nje mundesi per t'i pare me mire gjinjte Vini re: Mos ka ndonje ndryshim te pazakonte ne ngjyren, formen apo madhesine e gjinjve?
2. Qendroni perpara pasqyres. Vendosini duart pas kokes. Vini re: Mos ka ndonje ndryshim te pazakonte ne ngjyren, formen apo madhesine e gjinjve?
3. Qendroni perpara pasqyres. Vendosini duart pas kokes. Kthejeni trupin majtas. Kthejeni trupin djathtas. Vini re: Mos ka ndonje ndryshim te pazakonte ne ngjyren, formen ose ne madhesine e gjinjve?
4. Kontrolloni me majat e gishtave te dores se djathte gjirin e majte dhe me majat e gishtave te dores se majte gjirin e djathte, duke shkuar deri tek sqetullat. Vini re: Mos ka
ndonje kokerr tek gjinjte?
5. Kontrolloni me te prekur sqetullen e djathte, pastaj dhe sqetullen e majte. Vini re: Mos
ka ndonje kokerr?