Regjistrimi i femijeve ne kopshte, dokumentet qe ju duhen Luljeta Ndoka
Te "djegur" nga radhet e gjata, te cilat u shkaktuan gjate procesit te regjistrimit te femijeve ne kopshte per vitin e kaluar, dhjetera prinder jane "dyndur" qe ne mengjes drejt Drejtorise Arsimore te Tiranes per te regjistruar te vegjlit e tyre. Pasi i kane grupuar kerkesat e tyre per kopshte, duke u bazuar tek ndarja e DAR i kishte bere sipas njesive bashkiake, ata e kane kryer procesin, duke mos shkaktuar asnje radhe apo vonese ne kete proces. Pergjegjesja per regjistrimin e femijeve ne kopshte, Jonida Matohiti eshte shprehur se, nese zbatohet me perpikeri grafiku i vendosur nga DAR dhe ndarja e kopshteve sipas njesive bashkiake, nuk ka vend per kaos. Burime nga Drejtoria Arsimore u bejne thirrje prinderve qe te mos lene regjistrimin per ne momentin e fundit, pasi ka shume kerkesa per kopshte dhe ne momentin kur numri plotesohet, femijet do te sistemohen ne kopshtet ku ka vende te lira dhe jo me sipas preferencave ose zonave. Sikurse behet me dije nga Drejtoria Arsimore Tirane, per regjistrimin e femijeve ne kopshte, kerkohen dy dokumente. Prinderit duhet te dorezojne ne zyren e regjistrimit dy dokumente kryesore, qe jane certifikata personale e femijes, e pajisur me fotografi, e cila duhet te jete e tre muajve te fundit, si dhe vertetimin nga mjeku i lagjes per gjendjen shendetesore qe tregon se femija i tyre i ka kryer vaksinat e detyrueshme. Kerkimi i ketij vertetimi shendetesor behet me qellim qe te shmanget perhapja e ndonje semundjeje nga njeri femije te tjetri, si dhe qe prinderit te jene te qete per shendetin e femijes ne kopsht. Por nese nje prind kerkon ta regjistroje femijen ne nje kopsht tjeter, jashte njesise se tij bashkiake, nevojitet edhe vertetimi qe tregon se femija eshte banor i kesaj zone te Tiranes. Per kete inspektoret sqarojne se prinderit jane pyetur per kopshtin qe kane prane shtepise se tyre. Nese ai kopsht eshte i mbyllur, atehere atyre u rekomandohen nga inspektoret alternativa te tjera. Per sa i perket regjistrimit ne cerdhe, prinderit e femijeve duhet te dorezojne edhe kartelen e konsultorit, analizat e koprokultures (fece), si dhe parapagesen prej 5000 lekesh, e cila sherben si garanci dhe u kthehet prinderve ne momentin qe i kane shlyer te gjitha detyrimet dhe duan ta cregjistrojne femijen. Regjistrimi i femijeve ne kopshte do te zgjase deri me 7 shtator. Regjistrimi do te kryhet prane drejtorive arsimore te qyteteve perkatese bashke me dokumentacionin perkates. Pas regjistrimit, ne cdo kopsht dhe cerdhe do te afishohen listat me emrat e femijeve qe do ta frekuentojne ate. Te dhenat e cdo femije qe regjistrohet bashke me dokumentet e tij personale, dergohen ne cdo kopsht ose cerdhe. Pas perfundimit te dergimit te ketyre te dhenave do te behet i mundur edhe detajimi i emrave ne lista. Aktualisht, ne Tirane funksionojne 41 kopshte.
Si funksionojne
Disa rregulla per cerdhet dhe kopshtet:
Pagesa ditore e cerdhes eshte 130 leke dhe kryhet prane Postes Shqiptare cdo muaj
Pagesa ditore e kopshtit eshte 160 leke dhe kryhet prane Postes Shqiptare cdo muaj
Kur tarifa nuk paguhet brenda afatit, femija nuk lejohet te frekuentoje cerdhen
Kur femija nuk e frekuenton cerdhen per tre muaj rresht, zgjidhet marreveshja
Prindi eshte i detyruar te njoftoje drejtorine per ndryshim te adreses apo telefonit
Prindi ndjek ecurine e femijes duke marre pjese ne mbledhjet qe organizon cerdhja
Kur sjellja e prindit ndaj stafit te cerdhes perben shkelje te rende te Kodit Etik, atehere QEZHEF merr masa deri ne zgjidhjen e marreveshjes
Cerdhet qendrojne te hapura nga e Hena deri te Premte, nga ora 6:30 deri ne 17:30.