E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Step up Revolution", nje hap qe ndryshon boten

Nje hap mund te ndryshoje boten? Po mund te ndodhe ne te vertete dhe per ata qe nuk mund ta imagjinojne sesi ka nje menyre per ta vertetuar. Mjafton te shikoni filmin "Step Up Revolution" per te kuptuar sesi njerezit mund te ndryshojne gjera te medha duke nisur edhe nga nje hap i vogel. Romanca tredimensionale, qe eshte kapitulli i katert i sages muzikore me te famshme hollivudiane, fillon projeksionet te marten ne dt. 28 gusht, ne kinema "Millennium". Filmi e nderton historine e tij mbi dy protagoniste kryesore, Emili dhe Sean. Filmi drejtohet nga regjisori Scott Speer dhe ne rolin kryesor interpreton Kathryn Mcormick e njohur per rolin e kercimtares edhe ne filmin "Fame" te vitit 2009. Ne krah te saj, ne rolin e Sean eshte Ryan Guzman, ndersa ne kast perfshihen edhe Alyson Stoner, Adam G. Sevani, Chadd Smith, Stephen Boss, Jessica Guadix. Ashtu sikunder pritej, edhe kjo seri e re e sages muzikore "Step up" ka pasur arketime mjaft te mira ne kinemate amerikane.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›