Kanceri i gjirit ne shume raste zbulohet me vonese
Jetmira është një 44 vjeçare e prekur nga kanceri i gjirit. Tashmë ajo do t’i drejtohet sallës së operaciont, pasi nuk ka mundur të diagnostikohet në kohë. S’ka kuptuar shenjat e para dhe vetëm dy muaj më parë u ekzaminua me këtë sëmundje. Ajo rezulton në stadin e katërt të sëmundjes dhe gjatë dy muajve 44 vjeçarja është kuruar me medikamente. Herë pas herë ajo është detyruar të blejë një pjesë të ilaçeve, pasi jo të gjitha ja ka siguruar spitali.
“Ka dy muaj që jam e sëmurë. Vuaj nga kanceri i gjirit. Mjekët më kanë se duhet të operohem. Unë po pres. Sot solla dokumentat që duhen sepse nuk banoj këtu dhe më thanë se nëse do të munden, do ta bëjnë sot operimin. Jam me ilaça qëkur mora vesh sëmundjen”, thotë Jetmira.
Ndërsa mjekët thonë se arsyeja kryesore se përse është rritur ndjeshëm kjo patologji rezulton të jetë zbulimi i vonë. Po dhe ndryshimi i stilit të jetës, ku përfshihen, ndotja e mjedisit, konsumimi në masë i duhanit dhe alkoolit dhe kequshqyerja.
Julia Bardhushi