E Diel, 1 Nëntor 2026

Kanceri i gjirit, vrasësi më i madh i grave, 400 të prekura në vit

Ministriae Shëndetësisë bën publike shifrat tronditëse të pacientëve, të prekur nga kanceri i gjirit. Më të riskuarat

Është cilësuar si vrasësi i parë që shakton vdekje tek gratë. Madje, në vendin tonë, çdo vit numërohen rreth 400 gra që preken pikërisht nga kanceri i gjirit. Fatkeqësia qëndron tek fakti se, kanceri i gjirit, në shumicën e rasteve, diagnostikohet kur sëmundja ka avancuar dhe është shumë vonë për t’u mjekuar. Të ndodhur para këtij realiteti, dikasteri i Shëndetësisë, ka bërë pulike shifrat e të sëmururve, duke u bërë apel të gjitha grave që të diagnostikohen. Ndërkohë, specialistët e shëndetësië, në rastin e ditës Ndërombëtare të Luftës Kundra Kancerit të Gjirit, japin edhe këshilla, se si mund të zbulohet kanceri i gjirit.

Kanceri i gjirit

Nëse je femër, nuk je aspak e përjashtuar nga risku se mund të prekesh nga kanceri i gjirit. Ky është apeli që ka bërë onkologia, Teuta Buxheli, pranë poliklinikës Qendrore të Specialiteteve, e cila thekson se, në përgjithësi, gratë vijnë në fazën e fundit për t’u mjekuar. Ndërkohë, specialistët e shëndetësisë, pohojnë se, në Shqipëri, kanceri i gjirit, është kanceri që haset më shpesh tek femrat. Ai përbën 25.6% të tumoreve malinje që prekin femrat sot dhe zë vendin e parë në shkaqet e vdekjeve tek femrat. “Prej kancerit të gjirit preken çdo vit rreth 350-400 gra. Ai është një nga llojet më të shpeshta të kancereve tek gratë, sidomos tek ato mbi 35 vjeç ”, - pohojnë specialistët e dikasterit të shëndetësisë. Ndërsa sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, në çdo 9 gra, njëra do të sëmuret prej kancerit të gjirit.

Të rrezikuarat

Fakti që je femër, është risku kryesor për t’u prekur nga kanceri i gjirit. Megjithatë, specialistët e shëndetësisë, tregojnë disa nga faktorët e riskut nga kanceri i gjirit. Kështu specialistët pohojnë se, në disa raste, kanceri i gjirit mund edhe të trashëgohet. “Nëse nëna, motra apo gjyshja juaj, kanë patur kancer të gjirit, atëherë diagnostikohuni sa më shpesh, pasi edhe ju mund ta keni atë”, - pohojnë mjekët, duke shtuar se, edhe faktori i moshës, paraqet risk, sidomos për gratë që janë mbi 40 vjeç. Ndërkohë, shpjegohet se, edhe femrat, të cilave menstruacionet, u kanë filluar para moshës 12 vjeç, dhe, në rastet kur mestruacionet u kanë ndaluar pas moshës 50 vjeç. Gjithashtu, mjekët pohojnë se, të rrezikuara janë edhe femrat kur nuk kanë lindur kurrë fëmijë dhe ato që kanë lindur fëmijën e parë mbi 30 vjeç. Konsumimi i tepërt i duhanit, mbipesha dhe mungesa e aktivitetit fizik, janë faktorë që ndikojnë gjithashtu në kancerin e gjirit”, - pohojnë specialistët.

Specialistët e shëndetësië shpjegojnë se kategoritë që duhet të bëjnë mamografinë. Ja ku realizohen ato:

Specialistët: Bëni mamografinë, sepse shpëtojnë mijëra jetë

Mamografia ështëradiografia që bën ekzaminimin e gjirit. Mamografia e kap kancerin e gjirit shumë herët, atëherë kur ndryshimet nuk mund të shihen me sy, apo të preken me dorë. Tashmë bëhet falas në vendin tonë, ndaj, specialistët e dikasterit të Shëndetësisë, u bëjnë apel të gjitha femrave, mbi 35 vjeç, të drejtohen për diagnostikim çdo 1 vit apo 2 vjet.“Mamografia mund ta dallojë kancerin e gjirit rreth 2 vjet para shfaqjes së shenjave. Mamografia mund të bëhet në çdo kohë, por është mirë që, femrat në moshën riprodhuese, ta kryejnë mamografinë në fund të periodave. Ky ekzaminim nuk duhet të kryhet, sidomos në tre muajt e parë të barrës. Në periudhën e menopauzës, kryhet në çdo moment”, - pohojnë mjekët.Sipas tyre, e mirat e mamografisë është se, shumë lloje kanceri të gjirit, janë kapur në faza të hershme, kur ka akoma shanse për t’u trajtuar me sukses. “Gati gjysma e kancereve të gjirit që janë gjetur nga mamografia, janë akoma të vegjël dhe mund të hiqen lehtë, pa hequr gjithë gjirin dhe pa lënë shenjë”, - pohojnë mjekët, duke shtuar se, mamografia shpëton gati 1400 jetë grash, të cilat vdesin çdo vit nga kanceri i gjirit. Megjithëse jo të gjitha kanceret që kapen nga mamografia, janë të kurueshme, më teper se 95% e grave, janë gjallë dhe mirë edhe për shumë vjet mbas kapjes dhe mjekimit të kancerit. Ndërsa, sa u takon vendeve ku duhet të drejtohen gratë për mamografitë, i gjejnë ato pranë poliklinikave të qyteteve: Tiranë, Durrës, Shkodër dhe Vlorë. Në këto qytete janë vendosur aparate mamografie, ku ju mund të shkoni për të bërë një mamografi.

Shenjat e kancerit të gjirit:

Zmadhim apo forcim të gjirit, që nuk është normale për ju. Zakonisht, shumë gra para periodave kanë gjoks të fortë dhe të dhimbshëm, por kjo është një gjë normale

Gjëndrra, apo mahisje në gji

Rrudhosje apo gropëzim të lëkurës së gjirit.

Njeri gji është më i ulët se tjetri në mënyrë të pazakontë

Tërheqje nga brenda e thithave të gjirit, ose rrjedhje lëngu apo gjaku prej tyre.

Dhe çdo gjë tjetër që nuk ju duket normale

Kategoritë e femrave të rrezikuara

-Nëna, motra apo gjyshja juaj kanë patur kancer të gjirit

-Jeni mbi 40 vjeç, sepse rreziku rritet bashkë me moshën

-Menstruacionet ju kanë filluar para moshës 12 vjeç

-Mestruacionet ju kanë ndaluar pas moshës 50 vjeç

-Nuk keni lindur kurrë fëmijë

-Keni lindur fëmijën e parë mbi 30 vjeç

-Nëse jeni mbi peshë

-Nëse pini tepër duhan dhe alkol

-Nëse kryeni aktivitet të pakët fizik

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›