E Diel, 1 Nëntor 2026

Kanceri i gjirit,në çdo 9 gra 1 e prekur

 

Në  çdo 9 gra, njëra sëmuret prej kancerit të gjirit. Ky është alarmi që ngre Organizata Botërore e Shëndetësisë. Në Shqipëri kanceri i gjirit është tumori që haset me shpesh te femrat. Ai përbën 25.6% të tumoreve malinje që prekin femrat sot dhe zë vendin e parë në shkaqet e vdekjeve te femrat. Prej kancerit të gjirit preken çdo vit rreth 350-400 gra. Sot në Ditën Botërorë të Kancerit të Gjirit, Ministria e Shëndetësisë bën thirrje për më shumë ndërgjegjësim. Sipas specialistëve, të gjitha gratë nga mosha 40 vjeç e lart, duhet të bëjnë mamografinë çdo 1-2 vjet. Rreziqet për kancer të gjirit rriten me rritjen e moshës. Mamografia shpëton gati 1400 jetë grash, të cilat vdesin çdo vit nga kanceri i gjirit. Megjithëse jo të gjitha kanceret që kapen nga mamografia janë të kurueshme, më tepër se 95% e grave janë gjallë dhe mirë edhe për shumë vjet mbas kapjes dhe mjekimit të kancerit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›