E Diel, 1 Nëntor 2026

Nxënësit, 20% probleme me sytë

 

Probleme me sytë që në moshë të vogël. Ndriçimi i dobët në klasat, ku zhvillohet mësimi dhe mungesa e ndërgjegjësimit për të kryer herë pas here një vizitë të syve tek mjekët specialistë ka bërë që jo pak prej nxënësve të shkollave 9-vjeçare të kenë probleme me shikimin. Të dhënat më të fundit të Institutit të Shëndetit Publik dëshmojnë këtë fenomen. Sipas studimit të kryer nga specialistët  rreth 20% e fëmijëve nga 6-14 vjeç kanë çrregullime pamore. Ndërsa niveli i ndriçimit është 2 herë më i ulët se në vendet e BE. Në analizë janë marrë sipas rekomandimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë 13 shkolla 9-vjeçare në 5 qytete të vendit Tirana, Shkodra, Vlora, Korça dhe Elbasani. Përzgjedhja e tyre u bë në mënyrë të rastësishme. Nga ana tjetër nga mosha 6 deri në 14 vjeç  5 - 10 për qind e fëmijëve kanë probleme serioze me shikimin për shkak të një sërë faktorësh, duke filluar që nga niveli i ndriçimit, defektet e trashëguara dhe përkeqësimi i gjendjes së tyre, pasi prindërit nuk i çojnë për vizita tek mjeku okulist.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›