Bumçi: Rama të dorëhiqet
Pas nënkryetares së Partisë Demokratike, Jozefina Topalli ka qenë zëdhënësi i grupit parlamentar të kësaj force, Aldo Bumçi që ka kërkuar dorëheqjen e kreut të PS-së, Edi Rama. Duke folur në një konferencë për shtyp, zëdhënësi i grupit kuvendor të PD, Bumçi ka deklaruar, se Rama po ngre mbi shpifjet karrierën e tij politike. “Rama të kërkojë falje publike ose të japë dorëheqjen pasi ishte ai, që insinuoi vrasjen e dëshmitarit Kosta Trebicka nga qeveria dhe organizoi mitingun e turpit. Ai po dëshmon se karriera e tij politike po ngrihet në bazë të shpifjeve dhe trillimeve”, ka pohuar Bumçi. Një ditë më parë, një tjetër akuzë për liderin e PS-së, ishte ajo e Gerti Bogdanit, sipas të cilit Rama nëpërmjet Erion Veliajt i ofroi Kosta Trebickës ryshfet 500 mijë euro si dhe vendin në listën e deputetëve për të dhënë një dëshmi të rreme për trafikun e armëve, që biznesmeni kishte denoncuar.