E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vetevrasjet dhe kriza ekonomike ne Evrope

Nje numer vendesh evropiane po perjetojne krize ekonomike dhe studjuesit kane arritur ne perfundimin se kriza ka ndikuar ne shtimin e numrit te vetevrasjeve sidomos ne vendet me te prekura prej saj. Sipas nje studimi te publikuar ditet e fundit numri i vetevrasjeve ne Greqi eshte rritur me 15 per qind ne vitet 2007-2009. Korrespondentja e Zerit te Amerikes Sarah Hennessy njofton nga Londra

Studimet e publikuara ditet e fundit tregojne se ritmi i vetevrasjeve ne mbare Evropen eshte ne rritje. Sipas studimit te publikuar ne gazeten mjekesore The Lancet Greqia eshte vendi me rritjen me te madhe.
Pavlos Tsimas eshte gazetar ne Greqi. Kohet e fundit ai beri nje film dokumentar ku pershkruan kete prirje. Ai intervistoi familjare qe kishin humbur te dashurit e tyre dhe i tregoi Zerit te Amerikes historite e disa prej tyre.

Hetuam rastin e nje pronari te vogel biznesi nga Herakleion i Kretes i cili mori makinen e tij e ngarkoi me bombola nafte dhe fillimisht e qelloi  veten me arme pastaj i vuri zjarrin makines. Asgje nuk u gjet prej tij trupi u dogj plotesisht pa lene gjurme.

Greqia po vuan koston e nje deficiti te madh buxhetor. Per me teper se nje vit qeveria ka shkurtuar shpenzimet dhe ka rritur se tepermi taksat ne perpjekje per te rimekembur financat. Shume thone se ekonomia greke ka shpetuar nga falimenimi. Por kriza ka patur nje ndikim shkaterrimtar tek shume greke. Sot nje ne 6 greke eshte i papune.  Gazetari Pavlos Tsimas thote se biznesmeni qe i vuri flaken makines se tij nuk eshte i vetmi qe kerkoi te gjente zgjidhje ne menyre kaq dramatike.

Kemi gjetur njerez qe e kane vrare veten ne menyre teper dramatike dhe nganjehere edhe te dhunshme qe ndoshta do te thote se ata jane perpjekur ta shnderrojne vetevrasjen e tyre ne nje deklarate permes se ciles duan ti tregojne te gjithe botes se sa keq jane ndjere sa pafat dhe sa pa shprese kane qene.

Ai thote se ne Greqi shumica e personave qe kryejne vetevrasje jane burra dhe shton se numri i vetevrasjeve eshte rritur shume sidomos ne ishullin e Kretes. Ai thote se arsyet jane komplekse. Kjo nuk ka te beje vetem me varferine apo papunesine thote Pavlos por me dinjitetin dhe respektin per veten.

Mendoj se nje nga arsyet perse vetevrasjet ndodhin me teper ne Krete kane te bejne kryesisht me faktin se atje jeta ne familje eshte me tradicionale me patriarkale. Babai duhet te jete nje figure e respektuar me force te madhe. Dhe kur shtohen problemet ekonomike kur burrat humbin vendet e punes ose kur mbyllin biznesin ata deshperohen shume per shkak te mungeses se respektit te besimit ne vetvete dhe ndjejne se jeta nuk ka me kuptim per ta. Pikerisht kjo ndjenje i ben ata ti japing fund jetes.

Greqia nuk eshte i vetmi vend ku eshte rritur numri i vetevrasjeve. Studimi ju referua statistitikave te 10 vendeve evropiane nga viti 2007 deri ne 2009 dhe arrin ne perfundimin se ndersa me pare numri i vetevrasjeve ne Evrope kishte rene qe nga fillimi i krizes ne sistemin financiar ky fenomen eshte shtuar.

Ne 9 nga 10 vende evropiane numri i vetevrasjeve eshte shtuar me 5 per qind. Ne Irlande ne tjeter vend me probleme ekonomike numri i vetevrasjeve eshte shtuar me 13 per qind. David Staker sociolog ne Universitetin e Kembrixhit ne Britani eshte bashkautor i raportit mbi vetevrasjet ne Evrope.

Ne shumicen e rasteve vendet e prekura me rende nga kriza kane patur nje rritje me te madhe te numrit te vetevrasjeve. Irlanda Spanja vendet Balltike kane nje rritje te numrit te vetevrasjeve dhe disa vende me te prekura nga kriza si Greqia psh  kane nje rritje deri ne 16 per qind.

Studjuesi thote se perpjekjet per vetevrasje dhe depresioni po ashtu jane ne rritje. Ai e quan kete fenomen kriza e shendetit mendor. Por ai shton se ka edhe lajme te  mira ne kete fushe. Ne vendet ku qeverite kane bere perpjekje per te luftuar papunesine si Suedia dhe Finlanda ritmi i vetevrasjeve nuk ka shenuar rritje.

Zbuluam se dhenia e ndihmave ne para per njerezit qe kane humbur punen nuk duket se ka ndihmuar ne kete aspekt. Perkundrazi ti japesh njerezve mundesine te kene arsye per tu ngritur ne mengjes nga shtrati pra nje shprese ne kerkim te nje jete me te mire nje pune me kuptim duket se i ka ndihmuar me teper personat e prekur nga depresioni. 

Qeverite e vendeve evropiane duhet ta dine mire kete thote studjuesi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›