SHBA Nje vale e fuqishme te nxehti ka goditur zonat qendrore dhe jugore

Nje vale e fuqishme te nxehti ka goditur zonat qendrore dhe jugore te Shteteve te Bashkuara per dite tera. Vala e te nxehtit eshte zhvendosur drejt lindjes duke sjelle temperatura te larta deri ne 38 grade celsius ne brezin mes ikagos dhe Uashingtonit.
Sherbimi Kombetare i Motit tha sot se paralajmerimet vrojtimet dhe keshillat ne lidhje me te nxehtin e madh jane ne fuqi per zonen qendrore e jugore te Shteteve te Bashkuara.
Media ka njoftuar se rreth 20 njerez kane vdekur nga i nxehti.
Temperatura rekord priten ne lindje te Shteteve te Bashkuara te premten e te shtunen dhe meteorologet thone se i nxehti mund te zgjase deri ne muajin gusht.
Specialistet e motit thone se i nxehti i pazakonte eshte shkaktuar nga efekti i quajtur Kubeja e nxehte ne te cilin sistemi i presionit te larte atmosferik shtyn poshte ajrin e nxehte e te lagesht.