E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kanceri i qafës së mitrës, veriu më i prekur

 zirina llambroShqipëria renditet e treta në rajon për nivelin e lartë të vdekshmërisë nga kanceri i qafës së mitrës. Pas Rumanisë, me 13 vdekje për 100.000 femra dhe Serbisë me 10.1 vdekje për të njëjtin indikator, në vendin tonë shifrat shkojnë në 8.9. Popullata është përgjithësisht e painformuar për rrugët e parandalimit, ndërsa në spital pjesa më e madhe e grave shkojnë tepër vonë. Zonat me numrin më të lartë të rasteve janë Tropoja, Lezha e Shkodra, por vitet e fundit kemi një shpërndarje gjeografike të sëmundjes në të gjitha rrethet. Krahasuar me vendet e zhvilluara të BE-së, te ne ka gati 3 herë më shumë vdekje. Shifrat u raportuan dje gjatë konferencës së dytë për parandalimin e kancerit të qafës së mitrës. Të pranishëm në të ishin specialistë të fushës, si dhe drejtuesit e Ministrisë së Shëndetësisë. Nën sloganin “Thuaj jo kancerit të qafës së mitrës” u apelua për më shumë ndërgjegjësim në kryerjen e diagnostikimit (pap-testit), si dhe vaksinimin kundër virusit që shkakton sëmundjen. “Gjysma e femrave me këtë tumor në vendin tonë janë në një stad të avancuar. Duhet kuptuar se është një sëmundje e parandalueshme me analiza periodike si dhe me kryerjen e vaksinës. Neglizhenca mund t’u kushtojë jetën ndaj i duhet kushtuar shumë vëmendje parandalimit”, u shpreh Rubena Moisiu, Drejtoresha e Maternitetit “Koço Gliozheni”.Objektivat e ministrisëNdërkaq Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili parashtroi tri objektivat për t’i thënë stop këtij lloj tumori.” Ngritja dhe përmirësimi i programeve efektive periodike të parandalimit të kancerit cervical në përputhje me rekomandimet e Bashkimit Evropian, mbështetja e programeve të edukimit shëndetësor dhe nxitjen e programeve të vaksinimit kundër papiloma virus, që është edhe shkaktari kryesor i këtij kanceri, janë tre rrugët për t’i thënë stop kësaj sëmundje”, u shpreh Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili. Sipas tij, kanceri i qafës së mitrës nuk është një fatalitet; dhe ngelet një nga tumoret me potenciale të mëdha parandalimi. “Eshtë provuar se depistimi (kapja e hershme e ndryshimeve biologjike në organizëm) mund të parandalojë mbi dy të tretat e gjithë kancereve cervikale. Ndërkohë, prej pak vitesh, ndërhyrje të reja si vaksinimi janë duke u përdorur me sukses. Jemi të ndërgjegjshëm se edhe sistemi ynë shëndetësor ka mungesat e veta. Megjithatë jemi sot në këtë konferencë edhe për të shprehur gatishmërinë tonë në përmirësimin e vazhdueshëm të këtij sistemi”, theksoi ministri. Sipas tij, vendi ynë është ende në hapat e para të instalimit të një sistemi të zgjeruar depistimi. Përdorimi i pap-tesit mbetet në nivele shumë të ulëta dhe vetëm një përqindje e ulët e grave shprehin interes për të njohur nivelin e tyre të riskut në këtë drejtim. Gjatë referimit të tij në konferencë, Drejtori i Maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”, Halim Kosova, theksoi se sa më i mirë të jetë sistemi dhe sa më të mbikëqyrura të jenë gratë, aq më e ulët do të jetë incidenca e sëmundjes. “Vaksinimi i femrave kundër virusit papiloma, që është një nga shkaktarët kryesorë të këtij tumori në moshën 16-18 vjeç mund të reduktojë deri në 94% incidencën e kancerit”, tha Kosova.Faktorët e riskutPapilloma Virus – sidomos  tipet 16,18,31,45Mosha – risku me i larte 20-50 vjeç Mungesa e kryerjes se Pap- testit rregullisht HIV – nepermjet uljes se imunitetit per HPVPërdorimi i preparateeve  hormonaleDuhaniNumri i madh i fëmijëve Dieta e varfër me mikronutriente Kontraceptivët (për një kohë shumë të gjatë)Tumori,  çdo vit në Shqipëri vdesin 140 gra Në Shqipëri çdo vit evidentohen 25 raste të reja për 100 000 gra dhe rreth 140 prej tyre humbin jetën, si pasojë e kancerit të qafës së mitrës. Te femrat shqiptare ky ngelet kanceri i dytë më i shpeshtë, pas atij të gjirit. Sipas Ministrisë të Shëndetësisë, megjithëse vdekshmëria në vendin tonë është më e ulët se në disa vende të Evropës Lindore, ende ngelet më e lartë se në shumicën e vendeve perëndimore. Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, vihet re një prirje për rritje gjatë dekadës së fundit. Kanceri i qafës së mitrës është i dyti për incidencë te femrat, pas atij të gjirit dhe i treti për mortalitet. Ndërkohë që, sipas studimeve të ISHP-së, zona e Shkodrës Lezhës dhe Tropojës regjistrojnë një numër të madh rastesh. Kur duhet të kryhet vaksina kundër virusitVirusi i papilomës njerëzore ose (HPV) është shkaktari kryesor i kancerit të qafës së mitrës. Ka shume tipe të këtij virusi, por vetëm disa prej tyre janë me rrezik të lartë për të shkaktuar sëmundjen. Falë arritjeve të shkencës, sot është prodhuar një vaksinë e cila mbron nga infektimi me virusin HPV. Ajo tashmë është edhe në vendin tonë. Vaksina rekomandohet të kryhet përpara fillimit të aktivitetit seksual. Mosha e rekomanduar është nga 9-26 vjeç. Por edhe të gjitha femrat mbi këtë moshë mund të vaksinohen nëse janë akoma të painfektuara në momentin e kryerjes së vaksinës. Vaksinimi ul rrezikun e kancerit të qafës së mitrës, por nuk e eviton nevojën e kryerjes së pap-tesit(testin që identifikon sëmundjen).

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›