“Tirana Bank” thyen tregun
Fatos Çoçoli Sistemi bankar ka sot dy zgjidhje. Ose të vazhdojë rrethrrotullimin e frikës dhe moskreditimit, duke ardhur përqark politikave të tkurrjes së sigurt përballë pasigurisë së tregut, ose të bëhet pjesë e zgjidhjes së pasigurisë duke ofruar vetë ai, sigurinë e një klime më të mirë ekonomike. Obama, para disa ditësh i akuzoi bankat, të cilat kishin zgjedhur politikën e tkurrjes së investimeve përballë pasigurisë së tregjeve, se ato kishin zgjedhur t’i shpallnin luftë tregut dhe konsumatorit amerikan. “Në rast se duan luftë, luftë do të kenë”, theksoi kreu i SHBA-ve. Dhe indirekt, ai zgjodhi si zgjidhje luftën ndaj pasigurisë së tregjeve. Shqipëria, si ndër vendet e fundit të zinxhirit ekonomik global, po e jeton aktualisht klimën e pasigurisë. Thjesht, bankat janë trembur dhe kanë ulur kreditimin. Biznesi nuk merr kredi dhe nuk shton produktivitetin, bankave i rriten kreditë e këqija dhe vazhdojnë tkurrjen. Rrethrrotullim i detyrueshëm ekonomik, të cilin frika nga pasiguria e bën të vazhdueshëm deri në krizë. Kuptohet, që në tregun privat bankar, edhe zgjidhjet e bankave janë private për strategjitë e tyre. Por gjatë dhjetorit të vitit të kaluar, u pa se një bankë, në Tiranë, e ka gjetur zgjidhjen, duke e sulmuar krizën. Dy investimet madhore në dalje të Kryeqytetit, City Park dhe Megatec, janë mundësuar nga financimi i Tirana Bank. Bëhet fjalë për miliona euro kredi, në një vit, kur të gjitha bankat në Shqipëri kanë ulur kreditimin të tulatuara nga pasiguria. “Sulmi”, i Tirana Banka, përveç strategjisë së brendshme që ka kjo bankë, tregon qartë se ajo ka vendosur të thyejë tregun. Politika e saj, pro kreditimit, kushtet dhe disponiliteti i saj karshi biznesit, tregon qartë se politika e kreditimit është ajo që sjellë kapërcimin e situata të ngërçit. Kjo bankë, nuk është barrierë në kohë krize, por ndihmëse për kapërcimin e saj. Dhe si e tillë, politika e Tirana Bank, sigurisht është beteja e parë që i bëhet pasigurisë ekonomike. Në të kundërt, sistemi bankar shqiptar do të zhytej në rrethin e tij vicioz, të pasigurisë dhe mungesës së tentativës. Sot Tirana Bank, është prezente me besimin e saj te biznesi shqiptar, edhe në kohë krize. Dhe jo vetëm kaq, po në kohën e pasigurisë, ajo ka financuar ndërtimin e dy objekteve më të veçanta të këtyre 20 viteve kapitalizmit në Shqipëri. Të gjithë ata konsumatorë që mahniten nga investimet e biznesit shqiptar gjatë këtyre viteve, duhet të dinë se janë bërë të mundura falë iniciativës për kredidhënie nga bankat. Tirana Bank, po tregon se edhe gjatë vitit të fundit të mbuluar me hije, ajo sërish do të jetë ndriçuesi i biznesit shqiptar. Të japësh kredi, do të thotë t’i japësh frymëmarrje biznesit, frutet e të cilit, i vjel jo vetëm banka, por edhe e gjithë ekonomia.