E Shtunë, 31 Tetor 2026

Luhatja e temperaturave si te mos prekeni nga virozat



Nderrimi i klimes dhe luhatjet e temperaturave jane dy nder faktoret kryesore qe shkaktojne virozat e stines. Sipas mjekeve uljet e temperaturave shtojne rastet e te prekurve nga virozat e stines. Jane me qindra viruse qe qarkullojne ne ajer te cilat ne kushte te pershtatshme shumohen dhe behen patogjene per organizmin. Aktualisht me uljen e temperaturave kolla dhe semundjet e fytit jane virozat me te pranishme te te gjithe njerezit. Virozat ose sic njihen ndryshe katare stinore ne kete nderrim temperaturash jane pothuajse normale. Shenjat jane thuajse te njejta dhimbje koke dhimbje fyti kolle e temperature. Por sipas mjekeve ky nuk eshte grip. Madje edhe nese perseritet serish nuk kemi te bejme me grip. Shpesh njerezit i ngaterrojne virozat e stines me gripin por ky i fundit eshte tjeter gje pasi ka shtrirje dhe perhapje me te gjere nga katari stinor. Pervec rasteve me katare stinore ne kete stine paraqiten dhe raste te alergjive dhe bronkiteve kronike qe ne kete periudhe te vitit rishfaqen. Cdo vit ai koktej virusesh i njohur si grip na detyron te rrime me dite te tera ne shtrat me temperature dhimbje muskujsh mungese oreksi kolle dhe dhimbje koke. Mjeket japin disa keshilla se si duhet te veproni nese jeni prekur nga gripi cfare mund te perdorni dhe si te shmangni antibiotiket.
Shkaqet
Shkaqet e shfaqjes se virozave te stines jane ndryshimet e menjehershme te temperaturave luhatjet e theksuara te temperatures lageshtia ndotja e ambientit te cilat shkaktojne probleme ne pjesen e siperme te rrugeve te frymemarrjes ne faring dhe laring. Me te predispozuar per tu prekur nga keto viroza jane personat alergjike te cilet jane me te ndjeshem nga ndryshimet klimaterike dhe cilesia e ajrit. Por nuk perjashtohet asnje njeri. Duke qene se ende kemi neper kembe gripin e derrit te gjithe jemi te rrezikuar per tu prekur nga te tilla viroza. Simptomat kryesore qe shfaqin virozat e stines jane teshtimat bllokim e kullim hundesh dhimbje fyti dhimbje muskujsh temperature te larte. Madje karakteristike e ketyre katareve stinore eshte temperatura e larte deri ne 40 grade. Pacienti ne te njejten kohe shfaq mungese oreksi dhimbje koke dhe kolle. Keto shqetesime mund te zgjasin deri dhe ne 4-5 dite dhe me pas shenjat kryesore zbuten derisa pas nje jave zhduken plotesisht dhe mund te mbetet vetem kolla. Nese kalon mbi keto dite mund te mendohet per komplikacione. Keto mund te jene nje trako bronkiti bronkiti difuz dhe bronkopneumonia. Sipas mjekeve shenjat e komplikacioneve jane mjaft te dukshme. Keshtu nese temperatura me pas eshte qetesuar dhe rishfaqet serish e larte duhet te mendojme se ka komplikacione. Kur kolla eshte me sekrecione shtohet dhe behet me e forte kur pacienti ka dobesi te pergjithshme dhimbje kraharori humbje te oreksit kemi te bejme me komplikacione dhe sa me pare duhet bere kontrolli te mjeku per te marre trajtimin e duhur me antibiotike specifike.
Antibiotiket
Tri ditet e para eshte normale qe temperatura te jete e larte dhe mund te zgjase deri ne pese dite. Por kurrsesi nuk duhet nderhyre me antibiotike sepse i duhet lene kohe organizmit qe te reagoje. Thjesht temperatura duhet mbajtur nen kontroll dhe vetem nese ajo riperseritet pra nese pas nje periudhe qetesie rishfaqet vetem atehere duhet perdorur antibiotiku. Medikamenti me i mire per uljen e temperatures eshte paracetamoli vecse qe te kete efekt ai duhet perdorur nje here ne kater ore. Disa mjeke jane kunder perdorimit te antibiotikeve per trajtimin e virozave. Sipas tyre kjo semundje kerkon trajtim sistematik dhe vetem ne raste te rralla mund te rekomandohen antibiotike te lehte. Kjo rekomandohet kur mjeku mendon se pacienti mund te kete infeksion pra kur pacienti pervec shenjave te mesiperme ka bajame te skuqura e ka fytin shume te skuqur apo ka ze te ngjirur. Shpesh ngjirja e zerit mund te jete ne sinjal i pranise se infeksionit te faringut. Per dhimbjen e fytit zakonisht rekomandohen karamelet e mentolit ose ne kushte shtepie mund te behen avuj me mentol. Per kollen mund te perdoren cajet ndersa te alergjiket rekomandohen dhe antihistamiket. Lengjet e frutave dhe cajet e shumellojshme me prejardhje bimore japin efekte lehtesuese ne rruget e frymemarrjes dhe ne fyt duke bere qe kolla te zbutet. Mjeket rekomandojne pirjen ne sasi te medha te ketyre lengjeve 2 deri ne 3 litra ne dite. Gjithashtu ata keshillojne qe te semuret qe kane kolle te pine uje te embelsuar me mjalte. Sipas tyre kjo eshte nje kure mjaft e mire per te larguar kollen.
Parandalimi
Ne rastin e gripit kemi te bejme me nje semundje infektive qe perhapet nga nje i semure te tjetri nepermjet sperklave qe dalin nga kollitja dhe qe merret nga i shendoshi nepermjet ajrit te infektuar. Por tashme dihet dhe perhapja e semundjes nga prekja e sendeve qe me pare jane infektuar nga i semuri si dhenia e dores prekja e objekteve te ndryshme etj. Nje mase e rendesishme per tu mbrojtur nga i semuri eshte dhe higjiena personale dhe sidomos larja e duarve ne menyre te shpeshte. I semuri ne familje eshte mire te qendroje ne nje ambient te vecuar pak a shume dhe eshte mire qe te perdore kart-peceta njeperdorimshme. Enet qe ai perdor duhet te lahen dhe te dezinfektohen. Pra duhet te merren masa te tilla ku gjithmone te kihet parasysh qe semundja e gripit mund te perhapet dhe nga ajri por dhe nepermjet kontaktit me kete virus. Ne rastet kur nena qe ka femije ne gji eshte e semure me grip duhet te mbaj nje higjiene shume strikte personale sidomos ne larjen e duarve dhe perdorimin e maskave prej garze ne fytyregoje e hunde sidomos kur i jep gji femijes se saj. Po ashtu nje regjim ushqimor i pasur me elemente si kriperat minerale vitaminat qe bejne te mundur forcimin e sistemit imunitar.

Shenjat
Diarre e ujshme
Te vjella ose te perziera
Dhimbje koke
Ethe
Dhimbje stomaku
Keputje trupi
Temperature
Mungese oreksi
Dhimbje gjymtyresh dhe muskujsh

Keshilla
Mbani nen kontroll temperaturen
Cdo 4 ore duhet te perdorni paracetamol
Perdorni avuj per hundet e bllokuara
Perdorni shume caj
Perdorni sa me shume lengje
Perdorni vitamine C sepse rrit rezistencen e organizmit
Kontroll te mjeku per cdo lloj simptome te re

Shenjat e gripit jane
Temperatura e larte dhe e menjehershme 39 deri ne 40 grade te shoqeruar me ethe
Dhimbje koke qe perhapen ne shpine dhe gjymtyre
Kolle e thate qe me vone mund te behet me sekrecione
I semuri ankon per dhimbje dhe djegie te fytit e gjoksit por nuk mungojne as te vjellat dhe diarreja sidomos te femijet
Ne semundjen e gripit fillimisht dhimbja e kokes eshte dominante dhe shpesh shoqerohet me fotofobi nuk durojne dot ndricimin
Lekura e fytyres mund te jete e nxehte dhe e skuqur
Po keshtu fyti eshte i skuqur dhe konjunktiva e syve mund te jete e skuqur
Zakonisht keto shenja akute perfundojne brenda 2-3 diteve Ndersa temperatura mund te vazhdoje deri dhe ne 5-6 dite por jo shume e larte
Ne shume raste shenjat mund te zhduken pas 1 jave apo dhe pas 2 javeve
Nese nuk ka komplikacione ka shfaqje te dobesise djersitje lodhjes se shpejte

Keshilla per femijet
Femijet e semure me grip duhet te bejne nje kontroll te vazhdueshem tek mjeku i familjes
Rekomandohet qe femija te kontrollohet te pakten cdo dy dite ne menyre qe mjeku te vleresoje nese femija ka ose jo ndonje komplikacion bakterial
Ne keto raste mjeku duhet te vleresoje nese duhet perdorimi i antibiotikeve apo jo
Nje keshille tjeter e vlefshme eshte qe gjate kontrolleve mjekesore te femijes me grip eshte mire te mos nderrohet mjeku
Mjeku qe e ka vizituar diten e pare duhet ta ndjeke deri ne sherimin e plote

27 Korrik 2010

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›