E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kancerlarja gjermane, i futet punëve pas pushimeve

Kancerlarja gjermane, Angela Merkel është kthyer nga pushimet dhe kriza e euros është një nga problemet që është duke e pritur. Mediat gjermane kanë bërë listën e punëve që e presin kancelaren, ndërsa betejat do të jenë gjatë muajit shtator.

Gjykata Kushtetuese Gjermane do të bëjë të ditur më 12 shtator nëse paketa për shpëtimin e euros, ESM dhe pakti fiskal evropian janë në përputhje me Kushtetutën gjermane. Nëse gjykatësit thonë jo, atëherë Europa do të ketë një problem të madh, dhe Angela Merkel aq më shumë.
 

Nga ana tjetër Trojka e Komisionit të BE-së, Bankës Qendrore Evropiane dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar është duke kontrolluar aktualishtnëse Greqia mbush kushtet për të marrë ndihma të tjera. Rezultatin ajo do e bëjë të ditur në mes të muajit shtator.
 

Nëse Trojka thotë jo, Greqia nuk i plotëson kushtet, atëherë Evropa dhe Merkel po ashtu do të ketë një tjetër problem shumë të madh. Por përvec problemeve që shqetësojnë Europën, kancelarja duhet të punojë edhe për problemet e vendit të saj. Gjithsesi mediat shkruajnë se Merkel ka marrë plot energji, ndërsa vendimet që do të marrë do të vendosin për fatin e zonës euro.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›