Kandidatët 31 akademikë dhe juristë, dy prej jashtë vendit
07/12/2011 Avokati i Popullit, mbyllet procesi i aplikimeve në Partinë Socialiste
Grupi i punës i ngritur pranë Partisë Socialiste për vlerësimin e të gjitha aplikimive për postin e Avokatit të Popullit ka nisur punën për përzgjedhjen e kandidaturave. Kështu, gjatë ditës së djeshme është mbyllur procesi i aplikimeve dhe anëtarët e grupit nisën punën për përzgjedhjen e kandidaturave, për tia deleguar më pas grupit kuvendor socialist, i cili do të miratojë emrin për një post të tillë. Më pas i takon Kuvendit që të japë apo jo pëlqimin për kandidaturën që do të propozojë Partia Socialiste për postin e Avokatit të Popullit. Janë 31 aplikime mes tyre katër gra, ku shumica e aplikantëve vijnë nga bota akademike dhe dy prej tyre jetojnë në Kanada dhe Britaninë e Madhe. Ndërkohë nga ana e saj deputetja e PS-së Eglantina Gjermeni, njëkohësisht anëtare e komisionit të posaçëm për vlerësimin e kandidaturave, bëri me dije se komisioni është i befasuar nga numri i madh i aplikantëve. “Kanë aplikuar 31 aplikantë për funksionin e Avokatit të Popullit. Larmia e CV-ve, e kualifikimeve shkencore, e aktivitetit në fushat e të drejtave të njeriut është një pasuri brenda kësaj liste, gjë që do ta bëjë procesin përzgjedhës për Avokatin e Popullit më të vështirë." Sipas saj, komisioni do të organizojë disa mbledhje për të përzgjedhur kandidaturat më të mira për këtë funksion, për të organizuar me ta seancë dëgjimore, duke synuar që secili prej kandidatëve të prezantohet, të shpalosë idetë, vizionin për funksionin e Avokatit të Popullit. “Ne si komision do të përgatitim një raport përmbledhës për secilën kandidaturë, duke përzgjedhur kandidaturat më të mira dhe duke ia prezantuar grupit parlamentar të PS-së dhe kryesisë së saj. Më pas do të votohet kandidatura më e mirë, e cila do ti prezantohet Kuvendit", - vlerësoi Gjermeni. Pas marrëveshjes mes dy partive kryesore politike, Partia Socialiste u bëri thirrje të gjithë të interesuarve për të konkurruar për postin e Avokatit të Popullit. Madje, kjo parti anonçoi adresën online ku mund të dërgoheshin aplikimet, si dhe ngriti grupin e posaçëm që do të menaxhonte në detaje një proces të tillë. Pritet që java e ardhshme të mbyllë këtë proces dhe më pas do të jetë kryesia e re e PS-së që në mbledhjen e saj të parë do të miratojë kandidaturën për Avokatin e Popullit.