Meidani: “Kritikat ndaj meje nuk më bëjnë asnjë përshtypje”
07/12/2011 Ish-presidenti Mejdani komenton zhvillimet në PS
Përplasjet mbi programin politik të Partisë Socialiste dhe përmbajtjen e tij rikthehen sërish brenda radhëve të kësaj partie. Gjatë ditës së djeshme ka qenë ish-presidenti Rexhep Mejdani që shigjetoi ashpër përfaqësuesit socialistë, të cilët nuk kursyen kritikat ndaj tij në kongresin e 5 nëntorit. Duke pasur si start pikërisht këtë kongres, përplasjet mes Mejdanit dhe përfaqësuesve socialistë kanë një diferencim mes tyre. Kjo pasi nëse ish-presidenti Mejdani argumentoi me fakte qëndrimin e tij ndaj programit të PS-së, nga ana e tjetër socialistët që iu kundërpërgjigjën e barazuan atë me kundërshtarin e tyre politik, kjo të paktën në mënyrën se si ishte hartuar deklarata e tyre. Ndërkohë ish-presidenti Mejdani gjatë prononcimit të tij për shtyp bëri me dije se përfshirja në Këshillin e të Urtëve është një vendim personal i kreut socialist Edi Rama.
Deklarata
Ish-presidenti Mejdani, ndalur në përfshirjen e tij në Këshillin e të Urtëve, u shpreh: “Në fakt, unë nuk kam qenë në Shqipëri dhe nuk isha në dijeni, por nuk është post, nuk është zgjedhje. Është një mendim, nëpërmjet të cilit shprehet një dëshirë dhe unë nuk e quaj që ka ndonjë gjë të veçantë.” Ndërkohë lidhur me pjesëmarrjen në tryezat që do të zhvillojë ky këshill Mejdani nënvizoi: “Unë nuk e di çdo të thotë “tryezë”, nuk e di si është organizimi i kësaj strukture, por do të shohim si do të zhvillohen ngjarjet, do të shikojmë se çfarë roli, çfarë ndikimi mund të ketë, sepse mendimet tona ne i shpalosim qoftë në mënyrë të drejtpërdrejtë në takime individuale, qoftë edhe nëpërmjet medies. Kështu që do të shikojmë si do të funksionojë një institucion i tillë.” Sipas tij, për të parën herë një institucion të ngjashëm ka ndërtuar ish-presidenti Moisiu për çështje të ndryshme për t’i diskutuar ato me specialistë. “Natyrisht që jo gjithë kohën ai bënte takime me këshilltarët e urtë, por edhe takime individuale qoftë përmes një thirrjeje për kafe, bënte diskutimin e nevojshëm për çështje të veçanta”, - u shpreh Mejdani.
Qëndrimi
Kritikat e ardhura nga përfaqësuesit socialistë në kongres ndaj tij Mejdani i vlerësoi si goditje të profesionalizimit që treguan vetë hartuesit e programit të PS-së. “Kritikat nuk më kanë bërë fare përshtypje. Absolutisht fare, madje treguan një dobësi shumë të madhe, dobësi shumë të madhe nga pikëpamja profesionale, sepse unë dhashë disa shifra dhe, në vend që të bënin llogaritjet përkatëse, përdorën një terminologji tjetër, për të cilën natyrisht që nuk goditesha unë, goditej profesionalizmi i tyre”, - vlerësoi Mejdani gjatë fjalës së tij.
Programi
Menjëherë pas bërjes publike të disa prej çështjeve kryesore të programit të ri të Partisë Socialiste erdhi dhe një analizë e ish-presidentit Mejdani. Kështu, një ditë pasi ky program u miratua nga Asambleja e e PS-së, Mejdani analizoi dhe argumentoi kryesisht “premtimet”, siç i cilësoi ai, të kreut socialist për punësimin. Duke iu referuar pikërisht një çështje të tillë, mjaft problematike për shqiptarë, Mejdani u shpreh se hapja e vendeve të reja të punës në shifrën e deklaruar nga Rama është veçse një gënjeshtër.