Raporti i OSBE/ODIHR, reagon PS: Këmbanë alarmi për cënimin e standardeve zgjedhore
TIRANE - Partia Socialiste konsideron se raporti paraprak i misionit të vëzhguesve të OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet parlamentare, është një këmbanë alarmi për cënimin e standardeve të zgjedhjeve të 23 qershorit. Përfaqësuesi i PS-së, Koli Bele deklaroi se konstatimet e ODIHR-it, lidhur me paaftësinë e KQZ-së për administrimin e zgjedhjeve vetëm me 4 anëtarë, vërtetojnë denoncimet publike që PS ka bërë gjatë muajve të fundit.
“Në ndryshim të dukshëm me raportet e zgjedhjeve të mëparshme, misioni i ODIHR këtë herë ka folur me një gjuhë të qartë, duke dokumentuar shkeljet flagrante të ligjit dhe cënimin e standardeve zgjedhore. KQZ funksionon vetëm me katër anëtarë, gjë e cila pengon aftësinë e saj në administrimin e zgjedhjeve në përputhje me ligjin. KQZ ka miratuar me shumicë të thjeshtë prej katër votash, akte normative që kërkojnë 5 vota dhe ka shmangur miratimin e vendimeve të nevojshme ashtu siç e kërkon ligji. Parlamenti liroi nga detyra anëtarin e KQZ-së propozuar nga LSI, ndërkohë që neni 18 i kodit zgjedhor nuk e lejon këtë rikompozim nga parlamenti. Janë konstatimet e misionit të vëzhguesve të ODIHR, të cilat përveçse vërtetojnë denoncimet publike që PS ka bërë gjatë muajve të fundit, janë një këmbanë alarmi për cenimin e standardeve zgjedhore. ”- deklaroi Bele, në një konferencë për mediat nga selia e PS-së.
Dy ditë më parë, OSBE-ODIHR publikoi raportin paraprak për zgjedhjet parlamentare që priten të mbahen më 23 Qershor. OSBE-ODIHR shprehu shqetësim për disa çështje lidhur me organizimin e këtij procesi zgjedhor. Në raport theksohen një sërë pikash që përmendin punën e Komisioni Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) që aktualisht po funksionon vetëm me 4 anëtarë.
“Vihen re vonesa dhe mos zbatimi i afateve ligjore. KQZ mban takime te shpeshta publike, por megjithatë vendimmarrja e tij vuan nga mungesa e transparencës. Vendimet e KQZ-së nuk janë publikuar menjëherë në faqen e saj, siç kërkohet nga ligji. Kjo redukton transparenca e KQZ-së për vendimet e saj. Disa prej vendimeve të KQZ-së janë kritikuar për mungesë motivimi ligjor”-thuhet në raportin paraprak të OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 23 qershorit.
“Që pas largimit të Lëvizjes Socialiste për Integrim nga koalicioni qeverisës në prill, parlamenti shkarkoi anëtarin e LSI-së në KQZ I cili u zëvendësua me një anëtar të Partisë Republikane, çka solli edhe dorëheqjen e tre anëtarëve të opozitës që ende nuk janë zëvendësuar”-thuhet në raport. Duke kujtuar se ka disa vendime specifike për të cilat kërkohet që KZQ të ketë mazhorancë të kualifikuar prej 5 votash, raporti vë në dukje se KQZ aktualisht miraton akte normative vetëm me 4 vota.
Raporti i misionit të OSBE-ODIHR thekson se 'KQZ aktualisht po punon vetëm me 4 anëtarë çka e pengon institucionin të administrojë zgjedhjet në përputhje me ligjin. Për këtë, në raport kujtohet se Kolegji Elektoral ka shqyrtuar 11 ankesa kundër vendimeve të KQZ-së dhe ndaj dështimit të këtij institucioni për të miratuar vendime.
Sipas raportit, klima politike në vend karakterizohet nga polarizimi i gjatë dhe mosbesimi mes dy partive të mëdha Partia Demokratike dhe Partia Socialiste. Raporti cilëson se këto zgjedhje konsiderohen gjerësisht si një test i rëndësishëm për aspiratat e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE.
(er.nu/BalkanWeb)