E Diel, 1 Nëntor 2026

Vodhën kopshtin e fëmijëve në Laç, vihen në pranga tre persona

Laç, 2 shkurt, NOA Forcat e policisë së
Laçit kanë mundur të vënë në pranga tre persona të cilët dyshohet se kanë
vjedhur me thyerje në bashkëpunim me njëri-tjetrin kopshtin nr.2 të fëmijëve të
këtij qyteti. Lajmi i konfirmuar zyrtarisht për agjencinë e Lajmeve NOA bën me
dijeni se të ndaluarit kanë konkretisht personat me iniciale M.B, 16-vjeç,
banues në Laç; S.M, 17-vjeç, lindur në Kukës dhe banues në fshatin Gorre të Kurbinit;
P.Gj, 15 vjeç, banues në qytetin e Laçit.

Sikundër është bërë edhe shpallja në kërkim e M.P,
i cili ka qenë bashkëpunëtor në këtë vjedhje.

Nga ana e policisë u kryen të gjitha veprimet
e duhura proceduriale, ku rezultoi se dera e jashtme e këtij kopshti ishte
hapur me forcë, ndërsa materialet proceduriale i kaluan prokurorisë së Kurbinit
për veprën penale të Vjedhjes së kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni
134/2 e 25 i Kodit Penal.

n.e/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›