E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kandidatët e Vlorës: Shqiptarët do votojnë numrin 33

Kandidatët e Qarkut të Vlorës kanë qenë së bashku në rajonin nr. 1 të këtij qyteti. Në takime me banorë të Vlorës, ata janë shprehur se vota duhet të shkojë për nr.33 në fletën e votimit, që i përket Partisë Socialiste, pasi sot kemi një qeverisje të cilën nuk e meritojmë. Me votë, thanë kandidatët e Vlorës, do të ndryshojmë të ardhmen e këtij vendi, duke ngritur një qeveri të qytetarëve. Ndërsa Shpëtim Idrizi, gjatë fjalës së tij para vlonjatëve, vuri theksin: "Më 28 qershor votoni Partinë Socialiste, nr. 33. Duhet të ndahemi nga politika e vjetër e Sali Berishës, nuk e meritojmë të kemi në krye një njeri që për katër vjet nuk bëri asgjë për mirëqenien në vend. Në krye duhet të kemi Edi Ramën, njeriun që ndryshoi Tiranën dhe që do të ndryshojë gjithë Shqipërinë. T‘i japim një mundësi vetes të jemi qytetarë europianë. Me Partinë Socialiste dhe Edi Ramën do të fitojnë të gjithë shqiptarët, si të majtë, ashtu edhe të djathtë", u shprehën ata.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›