E Shtunë, 31 Tetor 2026

Blushi: Do i japim fund përdorimit të shtetit

Kandidatët e Partisë Socialiste, Ben Blushi e Arben Ahmetaj, kanë qenë në Poloskë të Korçës. Në takimin e zhvilluar në këtë fshat, ata premtuan se pas 28 qershorit fshati do ketë një qeveri e cila nuk do ta lërë më fermerin jetim, por përkundrazi do të stimulojë zhvillimin e punës në fshat. Një nga angazhimet e PS është tre vjet pa taksa çdo biznes i ri agrar që do të lindë në fshat. I pari i listës së PS-së në Qarkun e Korçës, Ben Blushi, deklaroi se me ardhjen e PS-së në pushtet, fshatrat shqiptarë do të ndryshojnë, pasi kjo qeveri do të marrë masa që të ndryshojë niveli i jetesës. "Pas 28 qershorit, fshatrat tona do ndryshojnë, do ketë një qeveri mike, të fshatit, të fshatarëve, e cila do marrë masa konkrete për të ndryshuar totalisht jetën në fshatrat tona, duke penguar çdo matrapaz që merr para nga qeveria, por nuk shet, që merr para nga PD-ja dhe i përdor për t‘i kthyer në trakte politike", tha Blushi.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›