“Kandidatët e mazhorancës, seriozë dhe me program konkret për komunitetin”
Ilir Meta prezanton Arben Tafajn në njësinë bashkiake nr. 8 në Tiranë
Kryetari i LSI-së Ilir Meta prezantoi dje kandidatin e Koalicionit “Aleanca për Qytetarin” për kryetar të njësisë bashkiake nr. 8 në Tiranë, Arben Tafaj. Kreu i LSI-së vlerësoi angazhimin e Arben Tafaj për kandidimin e tij në emër të koalicionit “Aleanca për Qytetarin” si dhe u shpreh i sigurt në fitoren e kandidatëve të këtij koalicioni në zgjedhjet e 8 majit. “Këto janë zgjedhje shumë të rëndësishme pasi do të ndihmojnë për të përmirësuar më shumë jetën komuniteteve dhe në të gjithë shoqërinë tonë”, u shpreh Meta. Sipas tij, shumë nga problemet më të mëdha që qytetarët ndeshini çdo ditë në komunitetin ku ju jetojnë janë probleme për të cilat duhet të kujdeset pushteti vendor, njësia vendore dhe në rastin konkret dhe bashkia e kryeqytetit. Kandidatët e Koalicionit “Aleanca për Qytetarët” janë tepër serioz u shpreh Meta, sepse sikurse Lulzim Basha që kandidon për Bashkinë e Tiranës, ashtu dhe kandidatët e tjera, kanë dal para komunitetit të qytetit tonë me program konkret. Edhe kandidati për këtë njësi bashkiake Arben Tafaj, vlerësoi për punën dhe mbështetjen e pareshtur që LSI po jep për kandidimin e tij. “Puna dhe mbështetja juaj jam shumë i sigurt që do të finalizohet jo vetëm me fitoren time, por me fitoren e të gjithë kandidatëve tanë në Tiranë dhe në të gjithë Shqipërinë”, u shpreh kandidati për kryetar të njësisë numër 8 në kryeqytet.
...