Kandidatët e rrëzuar: Kuvendi votoi politikisht
Kandidatët për anëtarë të Gjykatës së Lartë, të cilët u rrëzuan nga Kuvendi, reaguan dhe me një deklaratë të përbashkët.
Ata e konsiderojnë votën e deputetëve të Kuvendit një votë politike dhe aspak në shërbim të ndihmesës për të përmbushur vendet vakant të Gjykatës së Lartë. “Ne konsiderojmë se procesi i dhënies së pëlqimit për ne, për shkaqe dhe rrethana të ndryshme, ishte i paragjykuar që në krye të herës. Zvarritja e procesit, shkelja e procedurës ligjore dhe praktikës së ndjekur deri më sot, por ndoshta edhe keqinterpretimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese, ishin një pjesë e faktorëve që më pas u shtuan me etiketime të pabaza ndaj nesh dhe paragjykime të dëmshme”, shprehen juristët.
Qëllimi i kësaj deklarate, sipas tyre, është sqarimi i pozicionit të tyre dhe vendosja e dinjitetit të tyre moral dhe njerëzor.
“Duke respektuar të drej-tën sovrane të Kuvendit të Shqipërisë për të dhënë ose jo pëlqimin për kandidaturat e përcjella nga Presidenti i Republikës, vlerësojmë se, megjithatë, ky refuzim nuk cenon integritetin tonë profesional, por rëndon në dinjitetin tonë moral dhe njerëzor”, shprehen ata në deklaratën e tyre. Sipas tyre, “më shumë se për ne profesionalisht dhe personalisht, Kuvendi ka çmuar të rreshtohet politikisht dhe të votojë politikisht”. Pesë juristët që u rrëzuan nga votat e maxhorancës dy net më parë në Kuvendin e Shqipërisë, theksojnë se ky proces ka qenë i paragjykuar, madje dhe i vlerësuar në mënyrë subjektive. Si juristë, ata shprehin vullnetin e tyre të kontribuojnë në një proces transparent dhe të ndershëm larg paragjykimeve. “Duke vlerësuar institucionin e Presidentit të Republikës për dekretimin që u bëri emrave tanë, nisur nga kontributi ynë në sistemin e drejtësisë, shfrytëzojmë rastin të rikonfirmojmë rëndësinë e procesit dhe nevojën urgjente të ndarjes së të gjithë shoqërisë nga paragjykime dhe paravlerësime, që mund të dëmtojnë dhe thelbin e një aksioni të drejtë, të ndershëm dhe transparent. Ne jemi të gatshëm nëse kërkohet të afrojmë kontributin tonë profesional”, shprehen juristët. Votimi i së hënës në Kuvend rrëzoi pesë dekretet e Presidentit Topi për vendet vakant në Gjykatën e Lartë. Ky votim i kishte paraprirë një debati të gjerë dhe konflikti mes Presidencës dhe Kuvendit e maxhorancës më gjerë. Kryetarja e Parlamentit kërkoi verifikim të disa prej kandidaturave të dekretuara nga Presidenti Topi. Ndërsa maxhoranca dhe grupi parlamentar i PD-së kërkoi nga Presidenti konsultim për kandidaturat. a.l.