“Ndaj Portugalisë s’jemi favoritë”
Një ditë pas kualifikimit për në çerekfinale, trajneri i Kombëtares së Gjermanisë, Joakim Lëv, është shprehur në një intervistë për faqen zyrtare të Federatës Gjermane të Futbollit për situatën në të cilën ndodhet skuadra, për kundërshtarin e radhës, Portugalinë, si edhe dënimin e tij nga gjyqtari i ndeshjes, spanjolli Mehuto Gonzales.
Si do e vlerësonit ndeshjen e skuadrës suaj kundër Austrisë?
Ishte një situatë e pazakontë, sepse presioni ndihej në çdo moment. Nga ana luftarake, skuadra ka dhënë gjithçka në fushë, ndërsa për sa i përket lojës nuk treguam atë çfarë kemi mundësi të bëjmë. Disa topa i kemi goditur pa adresë në ajër, gjë që s’është në stilin tonë të lojës. Gjithsesi, e rëndësishme është që u kualifikuam për një raund më tej.
Cili ishte shkaku që gjyqtari i ndeshjes ju dërgoi në tribunë?
Unë po i thosha gjyqtarit të katërt që të na linte të punonim të qetë, mua dhe kolegun tim, Josef Hikersberger, në zonën e vijëzuar të trajnerëve. Që nga minuta e parë e takimit, ai më kërkoi të ulesha në stol dhe kjo më shqetësoi.
A jeni zënë me trajnerin e Austrisë, Josef Hikersberger?
Unë nuk kam pasur asnjë problem me të. Përkundrazi, kemi një marrëdhënie të shkëlqyer. Ne të dy thjesht u ankuam te gjyqtari i katërt, me qëllim që të na linte të qetë të bënim punën tonë brenda zonës që na takon.
A mendoni se kundër Portugalisë do jeni sërish në tribunë?
Është një çështje tepër e ndërlikuar, megjithatë kam besim se nuk do dënohem. Unë nuk kam ofenduar askënd, kështu që shpresoj të jem në stol në takimin kundër Portugalisë.
Nëse jo?
Atëherë duhet të mendojmë një strategji tjetër, si do të shkojmë në këtë ndeshje. Por për këtë do të flasim vetëm kur të dalë vendimi përfundimtar.
Gjatë pushimit të takimit, ju keni marrë kontakte me skuadrën, edhe pse e keni pasur të ndaluar një gjë të tillë.
I painformuar siç isha shkova në kabinë, por jam nxjerrë shumë shpejt jashtë saj.
Si janë shanset tuaja me Portugalinë?
Portugezët do të luajnë më shumë në sulm, kështu që do ta kemi më të lehtë. Prandaj, ne do të luajmë një futboll me më shumë kombinime se sa ndaj Austrisë e Kroacisë. Pra, për sa i përket lojës, do të përmirësohemi pa diskutim. Kësaj radhe ne nuk jemi favoritë, ndaj shanset i shoh 50:50.
Si do e përgatisni skuadrën për të mbuluar Kristiano Ronaldon?
S’bëhet fjalë vetëm për Ronaldon. Portugezët kanë shumë lojtarë të shpejtë e teknikë, prandaj duhet t’i kemi edhe nën kontroll.
A do i premtonit tifozëve kualifikimin për në gjysmëfinale?
Po. Padyshim që do ua premtoja një gjë të tillë.
Kaizeri: Mesfusha,pa ide
Franc Bekenbauer nuk e fshehu pesimizmin e tij kundrejt ekipit Kombëtar të Gjermanisë. “Kaizeri” vlerësoi faktin, se ekipi i Johakim Lëvit do ta ketë të vështirë përballë Portugalisë në çerekfinale, nëse skuadra nuk e ngre nivelin e lojës së saj. “A kemi ne një shans për t’u imponuar Kristiano Ronaldos dhe të tjerëve?”, - pyet Bekenbauer, përmes gazetës popullore gjermane “Bild”. “Jo, sigurisht që jo. Ekipi ynë duhet të përmirësohet për të arritur në gjysmëfinale. Mesfusha është pa ide, nuk krijon asnjë rast”.
Torsten Frings thyen brinjët
Mesfushori i qendrës së Kombëtares gjermane, Torsten Frings, ka pësuar një thyerje të brinjëve gjatë ndeshjes me Austrinë. Kjo është mësuar menjëherë pas grafisë që 31-vjeçari Frings ka bërë ditën e martë. Për rrjedhojë, aktivizimi i tij për ndeshjen çerekfinale kundër Portugalisë është në pikëpyetje. “Frings është një nga lojtarët tanë kryesorë, kështu që është e kuptueshme që mjekët e skuadrës do bëjnë të pamundurën ta rigjenerojnë për sfidën me Portugalinë. Dhe vendimi përfundimtar për aktivizimin e tij do merret vetëm në minutat e fundit”, deklaroi Joakim Lëv.