Italia mposht pas 30 vitesh Francën, Holanda e kualifikon
Italia është skuadra e shtatë që siguron çerekfinalen e Euro 2008.
Të kaltrit e drejtuar nda Roberto Donadoni thyejnë Francën, pas 30 vitesh në një kompeticion të tillë, falë golave të Pirlos me 11-metërsh dhe një goditjeje dënimi të De Rosit. Pavarësisht fitores së “axurrëve”, për t’u përmendur është sportiviteti i treguar nga holandezët e Marko Van Bastenit të cilët kanë likuiduar 2-0 Rumaninë, duke i hapur rrugën e çerekfinaleve Kampionëve të Botës. Tashmë, në takimin e radhës, djemtë e Donadonit do të kenë përballë Spanjën e Luis Aragonez.
Ndeshja – Italia është e bindur për fitoren, pasi e fitllon vrullshëm sfidën kundër gjelave, duke i vënë menjëherë në vështirësi. Situata bëhet edhe më e thjeshtë për italianët kur gjyqtari Lubosh Mishel përjashton me karton të kuq, mbrojtësin francez, Abidal, pasi ndërhyn në mënyrë të gabuar në zonën e rreptësisë kundër Tonit. Nga pika e bardhë Pirlo nuk gabon dhe kalojn në avantazh skuadrën e tij. Pjesa e parë mbyllet 1-0, ndërkohë që fitorja blindohet nga De Rosi në pjesën e dytë, pas një goditjeje dënimi të devijuar nga Hanri.
Mungesat – Në çerekfinale kundër Spanjës, Roberto Donadonir do i duhet të bëjë pa Andrea Pirlon e Xhenaro Gatuzon, të dy të ndëshkuar me karton të verdhë në sfidën e mbrëmshme.
Holandë-Rumani
Asnjë dyshim mbi sinqeritetin dhe pastërtinë në lojën e Holandës. Trajneri Van Basten hedh në fushë rezervat, por talentet e tij nuk zhgënjyen për asnjë moment. Në një ndeshje të dominuar totalisht nga “Tulipanët”, fitorja nuk ishte aspak problem. Një trepikësh që vlen vetëm për statistikë për ekipin e Van Basten, por që i dhuron edhe një biletë për në çerekfinale Italisë së Donadonit. Rumania u mundua të ndjekë të njëjtën taktikë loje si ndaj Italisë dhe Francës, duke luajtur qetë dhe e përqendruar më shumë në repartin mbrojtës. Gjithsesi, këtë herë nuk rezultoi shumë e suksesshme, pasi nuk mundi të evitojë humbjen. Holandezët krijuan menjëherë raste të mira për shënim, por pa qenë të saktë në finalizim. Pjesa e parë e lojës u mbyll me një dominim të “Tulipanëve” por në barazim, duke mbajtur ende të gjalla shpresat e rumunëve. Por, pjesa e dytë tregoi një Holandë më konkrete në aksione. Sulmuesi Klas Jan Huntelar arriti të gjuajë mjaft saktë brenda zone një top të ardhur nga ana e majtë e mbrojtjes kundërshtare, duke i dhënë avantazhin ekipit të tij dhe duke treguar se e meriton plotësisht kandidaturën si zëvendësuesi ideal i Rud Van Nistelroit në kombëtare. Një gol, i cili ndikoi shumë edhe në lojën e ekipit të Viktor Piturkës, të cilët nuk luajtëm me të njëjtin ritëm, duke u dukur se e humbën besimin për të arritur një rezultat pozitiv. Ndërkohë, për holandezët spektakli nuk përfundoi me kaq. Pas aksioneve spektakolare dhe rasteve të shpërdoruara, ishte Robin Van Persi, ai që i dha fund në mënyrë të shkëlqyer një përballjeje, ku emocionet u dhuruan vetëm nga “Tulipanët”. Futbollisti që aktivizohet në Angli me Arsenalin, arriti të depërtojë brenda zonës kundërshtare dhe finalizoi në mënyrë mbresëlënëse. Një ndeshje, ku ekipi i Marko Van Basten arriti të argëtohet, të bindë, të trembë kundërshtarët dhe të tregojë se është në Evropian për të dhënë më të mirën dhe për të mos pranuar asnjë hipotezë për trukim ndeshjes.
Francë – Itali 0 - 2
Golat: Pirlo 25’ (pen), De Rossi 62’
Francë: 23 - Coupet; 14 - Clerc, 5 - Gallas, 3 - Abidal, 13 - Evra; 10 - Govou (8 - Anelka 66’), 20 - Toulalan, 6 - Makelele, 22 - Ribery (11 - Nasri 10’, 2 - Boumsong 26’), 12 - Henry, 9 – Benzema.
Trajner: Rajmond Domenek
Italia: 1 - Buffon; 19 - Zambrota, 4 - Chiellini, 2 - Panucci, 3- Grosso; 21 - Pirlo (13 - Ambrosini 55’), 10 - De Rossi, 8 - Gattuso (22 - Aquilani 82’); 20 - Perrotta (16 - Camoranesi 64’); 9 - Toni, 18 – Cassano.
Trajner: Roberto Donadoni
Gjyqtar: Lubos Michel (Sllovaki)
Spektatorë: 30,585
Karton i kuq: Abidal (Francë, 24’)
Holandë – Rumani 2 - 0
Golat: Huntelaar 54’, Van Persie 87’
Holandë: 16-Maarten Stekelenburg; 21-Khalid Boulahrouz (12-Mario Melchiot 58), 3-John Heitinga, 14-Ëilfred Bouma, 15-Tim de Cler; 8-Orlando Engelaar, 6-Demy de Zeeuë; 20-Ibrahim Afellay, 7-Robin van Persie, 11-Arjen Robben (18-Dirk Kuyt 61); 19-Klaas-Jan Huntelaar (22 - Vennegoor of Hesselink 82’).
Trajner: Marko Van Basten
Rumania: 1 - Lobont; 2 - Contra, 14 - Ghionea, 4 - Tamas, 3 - Rat; 16 - Nicolita (7 - Petre 82’), 11 - Cocis, 5 - Chivu, 8 - Codrea (20 - Dica 72’), 10 - Mutu; 18 - Niculae (21 - Niculae 60’).
Trajner: Vito Piturka
Gjyqtar: Massimo Busacca (Zvicër)
Spektatorë: 30,770
Të veçantat
Rusi–Suedi, faktet e sfidës
Rusia duhet të mundë Suedinë për të avancuar në çerekfinale, ndërkohë që Suedisë i mjafton edhe një barazim. Dy skuadrat janë ndeshur midis tyre 23 herë. Suedia ka fituar shtatë herë, ndërsa Rusia tetë herë, ndërkohë që tetë takime janë mbyllur në barazim. Suedia ka fituar dy nga katër takimet në Kampionatet Europiane, ndërsa Rusia vetëm një. Ndeshja e tyre e fundit daton 14 vite më parë në Kupën e Botës 1994. Suedia mundi Rusinë 3-1 në fazën e grupeve. Henrik Larson luajti si zëvendësues në atë ndeshje. Gjithsesi, përplasja e tyre e fundit ishte një miqësore në vitin 2002, që mbaroi 1-1. Rusia nuk ka kaluar dot fazën e grupeve në tre kampionatet e fundit në të cilat ajo ka qenë e pranishme: 1992, 1996, 2004. Rusia ka skuadrën më të re në Euro 2008. Mosha mesatare e saj është 26 vjeç e 83 ditë në ditën e hapjes së Euro 2008. Lojtarët e saj në total kanë 476 ndeshje ndërkombëtare, skuadra me më pak eksperiencë. Gus Hidink është në turneun e pestë të madh, përfshirë Kampionatet Evropiane e Kupën e Botës. Suedia është skuadra më e vjetër në Euro 2008 me një mesatare prej 29 vjeç e 85 ditë.
Greqi–Spanjë, faktet e sfidës
Greqia e Spanja do të takohen të mërkurën Salzburg në ditën e fundit për Grupin D. Greqia ka dalë jashtë loje në Euro 2008 dhe për më tepër e përfundon aventurën e në vendin e fundit në Grupin D. Nga ana tjetër Spanja e ka siguruar vendin e parë në këtë grup. Greqia dhe Spanja janë takuar nëntë herë midis tyre: vetëm një fitore për Greqinë dhe gjashtë herë për Spanjën. E vetmja fitore e Greqisë ndaj Spanjës është ajo e në kualifikueset e Euro 2004, 1-0. Ata u takuan sërish në këtë finalet e Euro 2008, por ndeshja e dytë përfundoi 1-1. Ndeshja e tyre e fundit është një miqësore në gusht të vitit 2007. Spanja fitoi 3-2. David Vija është tani golashënuesi më mirë i Spanjës në Evropiane më katër gola. Ai është gjithashtu golashënuesi më i mirë i Spanjës në renditjen e kombinuar Kampionat Evropian - Kupë Bote me 7 gola.