Mikael Balak, barazon me gola Birhof
Me golin e shënuar nga një distancë prej 25 metrash, kapiteni i Kombëtares gjermane, Mikael Balak, ka barazuar ish-sulmuesin e përfaqësueses dhe aktualisht menaxherin e saj, Oliver Birhof.
Në ndeshjen e tij të 84-t me fanellën e ekipit kombëtar, mesfushori 31-vjeçar Balak shënoi golin e tij të 37-të, duke u ngjitur në të njëjtën kuotë me Birhof. Të dy së bashku, Balak dhe Birhof, renditen në vendin e tetë në listën e golashënuesve më të mirë të Kombëtares gjermane, e cila udhëhiqet nga Gerd Muler me 68 gola.