Ambasadorët hyjnë në lojë,Topalli: Topi të bashkëpunojë
Rrëzimi i pesë dekreteve për anëtarë në Gjykatën Kushtetuese vë në lëvizje faktorin ndërkombëtar në Tiranë.
BLEDAR HOTI
Acarimi i marrëdhënieve mes dy institucioneve kryesore të shtetit, mes Kuvendit dhe Presidentit ka bërë që ambasadorëve të vendeve më të fuqishme të kërkojnë zgjidhjen e kësaj situate, e cila ka sjellë prej ditësh funksionimin normal të Gjykatës së Lartë. Ndërsa kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, pas rrëzimit të pesë dekreteve ka ftuar Topin të nisë konsultat me Parlamentin për çështjen e dekreteve.
Qëndrimi i Topallit
Deklarata e Topallit është realizuar si kundërpërgjigje ndaj asaj që presidenti bëri disa orë më parë në ditën e djeshme. “Parlamenti nuk dha pëlqimin për gjyqtarët e dekretuar nga Presidenti i Republikës. Shkaqet e këtij votimi janë komplekse dhe nuk jam këtu për t’i analizuar ato, por jam këtu para jush për të ftuar Presidentin e Republikës që, në frymën e Kushtetutës dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese, të cilat parashikojnë luajalitetin kushtetues dhe bashkëpunimin institucional në procedurën e emërimit të gjyqtarëve, të nisë konsultimet me faktorët kryesorë parlamentarë, në përputhje me një traditë tashmë të konsoliduar të mëparshme”, deklaroi Topalli në prononcimin për median. Ajo theksoi se, “si kryetare e Parlamentit duhet të siguroj Presidentin e Republikës për respekt të plotë, ndaj institucionit të Presidencës”.
Takimet e ndërkombëtarëve
Pas bërjes publike të deklaratave të dy drejtuesve kryesorë të shtetit, Topi dhe Topalli për çështjen e dekreteve të pesë anëtarëve, në skenë kanë hyrë diplomatët amerikanë dhe evropianë. I pari diplomat që ka shkelur në selinë e Presidencës ka qenë ambasadori i KE-së, Helmut Lohan. Në orën 13.00, Lohan ka nisur bisedimet me kreun e shtetit. Më pas, ambasadori amerikan Uidhers në orën 14.00 zhvilloi një takim me kreun e shtetit, Topi. Takimi i paralajmëruar mes tyre ka qenë i fokusuar për përplasjet më të fundit në arenën politike dhe ndërinstitucionale në Shqipëri. Presidenca nuk ka dhënë asnjë njoftim për këtë takim, por është mjaftuar të nxjerrë në sitin e saj foto mes Topit dhe Uidhers. Takimi “kokë më kokë” mes diplomatit të lartë amerikan dhe presidentit ka zgjatur 45 minuta. Ndërsa konsultat e ndërkombë-tarëve për këto çështje nuk kanë lënë pa prekur as kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli. Në orën 15.20 të ditës së djeshme në derën kryesore të selisë së Kuvendit është parë duke hyrë ambasadori i Komisionit Evropian, Lohan. Ndërsa kryeministri Berisha ka pasur rastin që të takohet me ambasadorin amerikan Uidhers gjatë pritjes që ambasada britanike shtroi dje pasdite për nder të ditëlindjes së mbretëreshës Elisabeta II. Uidhers, Lohan kanë pasur rastin që në këtë pritje të bisedojnë së bashku me kryeministrin edhe në lidhje me situatën politike në vend. Diplomatët Lohan, Uidhers dhe britaniku Uilson kanë zhvilluar takime me drejtuesit e tjerë të shtetit, si Topalli dhe presidenti Topi.
Meta: Nuk ka reforma me Berishën
Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, denoncoi rrëzimin e dekreteve të Presidentit për anëtarët e Gjykatës së Lartë. “Ngjarja e djeshme është një provë fatkeqe për atë pjesë të opozitës, që pretendoi me miopi politike se po bënte reforma të mëdha me Sali Berishën në natën e 21 prillit. Me Berishën koha ka treguar se nuk bëhen reforma as ditën me diell dhe jo më në mes të natës”, tha Meta. Sipas tij, “institucionet demokratike e të pavarura të këtij shteti janë përpara rrezikut eminent të partizimit të tyre, pra të krijimit të partisë-shtet, duke goditur demokracinë dhe pluralizmin demokratik në thelbin e tij, pavarësinë e institucioneve të shtetit të së drejtës”.
reagimet
Leskaj: Votimi, shantazh Presidentit
Partia Socialiste e ka cilësuar shantazh ndaj Presidentit të Republikës rrëzimin e dekreteve për pesë anëtarët e Gjykatës së Lartë. Kryetarja e grupit parlamentar socialist, Valentina Leskaj, tha dje se, “ne e konsiderojmë qëndrimin e djeshëm të maxhorancës, e cila hodhi poshtë dekretet e Presidentit të Republikës, si një rast alarmant për pavarësinë e Gjykatës së Lartë, si një presion direkt mbi gjyqtarët sipas filozofisë: Ne ju vëmë, Ne ju heqim!”. “Ne gjykojmë se është momenti për një reflektim të Kuvendit në funksion të zgjidhjes së kësaj krize kërcënuese për pushtetin gjyqësor në Shqipëri. Qëndrimi ynë është i qartë; partitë nuk mund t’i imponojnë Presidentit të Republikës emrat e gjykatësve, të cilët Kushtetuta i jep të drejtën atij që t’i dekretojë. Konsultimi mes Presidentit dhe Kuvendit mund të zhvillohet vetëm për të përcaktuar disa kritere orientuese në procesin e përzgjedhjes së emrave, por nuk mund të jenë përcaktuese në përzgjedhjen e Presidentit”, tha Leskaj.
Socialistët shprehen të gatshëm të kontribuojnë në një proces orientimi të kandidaturave, por jo të diktimit të tyre Presidentit të Republikës. “Kemi qenë kundër gjithë asaj përqasjeje që është ndjekur lidhur me këto kandidatura, që nga nisja e letrave për të verifikuar në Prokurori dhe në institucione të tjera deri te mënyra e votimit dje. Besoj që është fare i qartë presioni që i është bërë Presidentit dhe ne jemi kundër çdo lloj presioni ndaj Presidentit apo ndaj institucioneve të tjera të pavarura, sepse kjo kërcënon pavarësinë e institucioneve dhe shtetin ligjor”, tha Leskaj.
Patozi: Topi tani të ulet në tryezë
Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Astrit Patozi, tha dje se kreu i shtetit duhet të ulet në tryezë me faktorët politikë për pesë dekretet e Gjykatës së Lartë. Deklarata e kreut të deputetëve demokratë vjen një ditë pasi maxhoranca rrëzoi në bllok të pesë dekretet e kreut të shtetit për këtë institucion. “Pas votimit të mbrëmshëm, ne ftojmë Presidentin e Republikës, por edhe opozitën që të nisim pa humbur kohë procedurën e konsultimit për t’i dhënë një zgjidhje sa më të shpejtë plotësimit të Gjykatës së Lartë, duke theksuar se transparenca në përzgjedhjen e tyre është një element tepër i rëndësishëm, në interes të vendit dhe të të gjithë palëve”, theksoi Patozi, teksa përshëndeti votimin e Parlamentit për të respektuar, siç e quajti ai, vendimin e Gjykatës Kushtetuese, i cili kërkon kooperim mes Presidentit dhe Kuvendit për përzgjedhjen e kandidaturave për në gjykata. “Për ne fryma e konsensusit dhe e kooperimit do të ishte përgjigjja më e mirë e mundshme ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese, zakonit kushtetues dhe traditës institucionale që ka ekzistuar në këto 17 vjet në Shqipëri. Ndërsa mungesa e transparencës ndaj publikut në të gjitha rastet do të dëmtonte në radhë të parë standardin dhe cilësinë e institucionit të Gjykatës së Lartë, por pse jo dhe vetë pavarësinë dhe paanshmërinë e saj”, bëri të ditur Patozi para mediave. Duke komentuar shqetësimin e opozitës se Gjykata e Lartë tashmë është e bllokuar, kreu i grupit demokrat tha se Kuvendi ka qenë korrekt dhe strikt në përputhje me ligjet dhe rregulloren në trajtimin e kandidaturave dhe çështja e skadimit të mandatit të disa anëtarëve është ditur shumë kohë përpara, duke shtuar se nuk është Kuvendi ai që ka vendosur në minutën e fundit për këtë çështje. a.sh