E Diel, 1 Nëntor 2026

Kandidatët, me vëzhgues gjatë numërimit të votave

Risia

Prania e vëzhguesve në procesin e numërimit të votave ishte risia e Asamblesë së Zakonshme Zgjedhore të Federatës Shqiptare të Futbollit. Pretendimi ishte ngritur nga Refik Halili dhe Rudi Vata, dy konkurrentët e Armand Dukës, për postin e presidentit të federatës. Vetëm pak ditë përpara punimeve të Asamblesë, ata kishin deklaruar se gara niste e pabarabartë, për shkak se statuti dhe rregullat procedurale nuk parashikonin pjesëmarrjen e vëzhguesve si përfaqësues të çdo kandidati, që duhej të ishin prezentë në numërimin e votave dhe të firmosnin fletët e votimit. Për të larguar çdo dyshim dhe për të shmangur polemikat, u vendos që nga tre anëtarë, shifër nga sa përbëhej zakonisht, Komisioni i Numërimit të votave të kishte pesë të tillë. Avokati Riza Hicka dhe presidenti i Bylisit, Besnik Kapllanaj, ishin përfaqësuesit e dy kandidatëve për postin e presidentit të FSHF-së në numërimin e votave. Kjo lëvizje rezultoi pozitive, pasi shmangu polemikat dhe pretendimet në përfundim të Asamblesë.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›