I njoh zgjedhjet, por ndërhyri politika
Për momentin është një nga presidentët më të rëndësishëm të klubeve shqiptare të futbollit, por kërkoi që të japë ndihmesën e tij në instancat më të larta të futbollit shqiptar, në FSHF. Për këtë arsye u kandidua në zgjedhjet e fundit si rivali kryesor i Armand Dukës në garën për postin e presidentit të federatës. E nisi fushatën të mbështetur në akuza dhe kritika ndaj rivalit Duka, por në Asamblenë Zgjedhore nuk mundi të merrte të paktën gjysmat e votave të delegatëve. Nga 65 vota, për të shkuan vetëm 15. Edhe pse i zhgënjyer, në përfundim të votimit, ai bëri gjestin fisnik, të rrallë në shumë e shumë zgjedhje të fushave të ndryshme, të zhvilluara në vendin tonë: Njohu rezultatin e këtyre zgjedhjeve. “Unë zgjedhjet do t’i njoh, sepse m’u dukën normale dhe të pastra. Për sa i përket mënyrës se si vazhdoi votimi, them se ishte i sinqertë dhe i pastër, njerëzit ishin të lirë. Pranoj rezultatin e zgjedhjeve, por ndërhyri politika. Në këto katër vitet e ardhshme do të luftoj të largoj politikën nga sporti”.
#