E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kandidatet per deputete, ne doren e Inspektoriatit

Parate qe do te qarkullojne ne fushaten elektorale te 28 qershorit, shpenzimet apo pasurite e kandidateve, pritet te merren ne dore nga Inspektoriati i Larte per Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurive. Ky institucion, po mendohet si me i pershtatshmi per verifikimin e kontrollit te shpenzimeve ne fushaten zgjedhore ne prag. Duke marre parasysh faktin se kontrolli nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, mund te jete me i pa mjaftueshem me kapacitetet qe ka. Ne kuader te thirrjes se shumta qe po behen dhe nga nderkombetaret per transparence ne zgjedhje, ILDKP, pritet te marre persiper edhe kete mision. Nisma ligjore do te merret nga Komisioni Parlamentar i Ligjeve, ne menyre qe kontrolli i shumave te medha te parave qe qarkullojne ne fushata elektorale, te hetohen se nga e kane burimin e tyre nga inspektorati. Shpenzimet e partive dhe kandidateve ne fushata jane monitoruar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Ne baze te deklarimeve qe benin perkatesisht partite e kandidatet si dhe fondet qe u jepen nga buxheti i shtetit, komisioni kontrollonte burimin e te ardhurave dhe nese shpenzimet e fushates justifikonin shumat e perdorura.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›