E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pasuria, zyrtaret me pak se dy muaj afat

Ne kulmin e debateve per hapjen e dosjeve dhe pergatitjes se zgjedhjeve te 28 qershorit, zyrtaret duhet te deklarojne dhe pasurine e tyre brenda muajit mars. Ne baze te ligjit per deklarimin dhe kontrollit te pasurise, zyrtaret e larte te shtetit, te zgjedhurit e rinj, duhet te deklarojne pasurine e tyre. Se sa ajo u shtua apo pakesua ne nje vit kalendarik. Ne ndryshim nga heret e tjera, per kete vit, te zgjedhurit do te japin te dhena te hollesishme dhe per familjaret e tyre. Keshtu, pasurine do e japin me detaje dhe per personat me te cilet jetojne, qofshin keto prinderit, femijet apo vjehrri dhe vjehrra. Ndryshimet e pasqyruara ne formularin e ri per deklarimin e pasurive, do te aplikohen kete vit. Ndaj ILDKP, ka nisur punen me njohjen e formularit dhe detyrimet qe kane zyrtaret ne plotesimin e tij tek autoritetet qendrore. Kjo ne menyre, qe te mos kete me probleme e pasaktesi ne plotesimin e tyre nga zyrtaret. Jo pak here, nga eksperiencat e viteve te kaluara, zyrtaret jo vetem qe nuk e plotesojne si duhet formularin per deklarimin e pasurise, por dhe nuk e deklarojne ate ne kohe brenda afatit. Duke marre keshtu dhe gjobat e parashikuara nga ligji, e deri ne ndjekje penale.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›