E Diel, 1 Nëntor 2026

TIA: Partite, transparence ne zgjedhje

Rozeta Rapushi

Partite politike dhe kandidatet qe do te konkurrojne ne zgjedhjet elektorale te 28 qershorit, duhet te jene transparente dhe te deklarojne pasurine. Thirrja u be dje nga Transparence International Albania, ne nje reagim ne prag te nisjes se fushates elektorale. Perfaqesuesi i TIA, Endri Shabani, u shpreh dje, se eshte teper e rendesishme qe te realizohet transparenca e partive politike ne vend per menyren se si ato do te perzgjedhin kandidatet per deputete. Nga ana tjeter TIA, sugjeroi qe forcat politike te bejne publike gjithashtu CV-te e kandidateve, qe do te konkurrojne per postet e deputeteve ne Kuvendin e ardhshem. "Me berjen publike te biografive te kandidateve, TIA synon qe mandatet e deputeteve te mos jene peng i presionit financiar, apo cfaredo presioni tjeter, por vetem shprehje e vullnetit te votuesve qe do te votojne bazuar mbi informacion te plote dhe te hollesishem per kandidatet per deputete", reagoi kjo organizate. Sipas TIA-s, nese biografite e kandidateve botohen ne kohe, do te behet e mundur qe njerezit qe kerkojne te marrin besimin e votuesve, te kene shansin te kalojne ne skanerin e publikut dhe te medias. Me keto menyra, sipas TIA-s, do te minimizohen shanset qe ne Kuvendin e ardhshem te futen njerez, te cilet e kane blere postin e deputetit, njerez te paarsimuar, me diploma te falsifikuara, precedente penale, njerez qe komunikojne me nje zhargon rruge, pa kontribute ne zhvillimin e shoqerise, qe kerkojne te kapin shtetin, si dhe njerez qe nuk i kane syte te e ardhmja por te te ardhurat. "Transparence International Albania, eshte e gatshme per te ndermjetesuar ne rritjen e transparences ne menyren e perzgjedhjes se kandidateve per deputete, duke ndertuar nje faqe interneti, ku te publikohen CV-te e cdo konkurruesi, deklarimin e pasurive, kontributin e tij shoqeror dhe si mendon ai te kontribuoje duke qene deputet i Kuvendit te Shqiperise", evidentoi dje kjo organizate. Perfaqesuesi i TIA-s ne vendin tone, Shabani, theksoi se nje nisme e tille e tille, eshte e nevojshme per te arritur ne nje parlament te paster ne Shqiperi. Sipas tij, sistemi i ri zgjedhor qe aplikohet kete vit per here te pare, teorikisht favorizon nje Parlament me cilesor, pasi kete radhe nuk do te ballafaqohen kandidatet, por programet dhe listat e kandidateve te partive apo koalicioneve partiake.

Nisma e TIA-s, behet ne kuader te nje parlamenti te paster qe do te dale nga zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit. Keto zgjedhje, konsiderohen si me te rendesishmet per procesin e anetaresimit te Shqiperise ne strukturat euroatlantike. Nderkombetaret e kane bere te qarte ne reagimet e tyre te deritanishme, se realizimi i zgjedhjeve te lira dhe te ndershme, eshte kusht ne procesin e anetaresimit te Shqiperise ne Bashkimin Evropian dhe NATO. Pergatitja e procesit zgjedhor, do te realizohet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i sapoformuar nga Kuvendi sipas ligjit te ri zgjedhor.

Per nje parlament te paster

Te behet transparenca e partive politike ne vend, per menyren e perzgjedhjes se kandidateve per deputete.

Partite politike, te bejne publike CV e kandidateve qe do te kerkojne te perfaqesohen ne Kuvendin e ardhshem.

Publiku, zgjedhesit duhet te njihen ne kohe me kandidatet qe do te konkurrojne ne zgjedhjet elektorale.

Te marre fund, blerja e mandateve per karriget parlamentare

Te behen transparente, listat e kandidateve per deputete, ne kohe


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›